Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” të T7, se 250 mijë veta lëshuan Kosovën në këto 6 vite.

Ai thotë se është normale sepse Kosova nuk mundet t’i punësojë, ndërsa Kurti ju thotë “kthehuni që unë ju punësoj”.
“Vetë i kanë ikur 250 mijë, kanë me ikur. Një Vushtrri në vit ikë, shumë mirë që ikin sepse nuk mundet me i punësu Kosova. Por, kur thotë Qeveria hajdeni se unë ju shti në punë, e këta brenda nuk munden”.
“E marrin ndihmat tona, tash kanë filluar hetimet. Hyjnë kredi për kerre shtrejta me ardh me u fry, e në fakt jetojnë me ndihma sociale. A është ky truni, ky është një manipulim”, ka thënë Syla.
Burimi: Insajderi




