KFOR-i në terren, ushtarët kroatë zhvilluan patrullime në Gjakovë

KFOR-i në terren, ushtarët kroatë zhvilluan patrullime në Gjakovë

KFOR-i në terren, ushtarët kroatë zhvilluan patrullime në Gjakovë

Ushtarët kroatë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-W), në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, po vazhdojnë të zhvillojnë patrulla të rregullta në të gjithë territorin e Kosovës.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi në Facebook, KFOR-i ka bërë të ditur se këto aktivitete përfshijnë edhe komunën e Gjakovës, ku synohet ruajtja e një pranie të qëndrueshme dhe të dukshme në terren.

Sipas KFOR-it, misioni mbetet i gatshëm për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të sigurisë, ndërsa përshtat qëndrimin e tij në bazë të situatës në terren dhe nevojave operacionale.

KFOR-i ka theksuar se procesi i optimizimit të pranisë së tij po zbatohet gradualisht dhe në bazë të kushteve të sigurisë, duke mbetur i kthyeshëm në rast se zhvillimet e kërkojnë një gjë të tillë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Studentët që i fituan zgjedhjet në Serbi vizitojnë Manastiret e Deçanit dhe Graçanicës, Kosovës i referohen edhe me termin “Metohi”

Studentët që i fituan zgjedhjet në Serbi vizitojnë Manastiret e Deçanit dhe Graçanicës, Kosovës i referohen edhe me termin “Metohi”

Bytyqi: Hyrja e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut ngre dyshime për kapital koroziv

Bytyqi: Hyrja e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut ngre dyshime për kapital koroziv

Rrëfimi për borxhet, Akili emocionon me historinë e tij

Rrëfimi për borxhet, Akili emocionon me historinë e tij

KFOR-i në terren, ushtarët kroatë zhvilluan patrullime në Gjakovë | Momenti