Suspendohen 11 zyrtarë policorë pas rastit të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës

Suspendohen 11 zyrtarë policorë pas rastit të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës

Suspendohen 11 zyrtarë policorë pas rastit të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës

Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të viktimës A. Z., në Vitomiricë të Pejës.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, suspendimet janë bërë bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ndërsa ndaj zyrtarëve është duke u zhvilluar hetim paraprak për veprimet ose mosveprimet e tyre në trajtimin e rastit.

Në mesin e të suspenduarve janë ushtruesi i detyrës së drejtorit rajonal të Policisë në Pejë, shefi i Hetimeve Rajonale, komandanti dhe zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Pejë, si dhe shefi i Sektorit të Hetimeve dhe ushtruesi i detyrës së shefit të Sektorit të Operativës në këtë stacion.

Suspendimi përfshin gjithashtu komandantin e Nënstacionit Policor në Vitomiricë dhe katër hetues policorë të Stacionit Policor në Pejë.

Policia e Kosovës bëri të ditur se masat janë ndërmarrë në interes të zhvillimit të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përcaktimit të përgjegjësive individuale për trajtimin e rastit.

Institucioni theksoi se mbetet i përkushtuar në ruajtjen e integritetit dhe ofrimin e shërbimit të drejtë e të paanshëm, si dhe se do të bashkëpunojë me institucionet përkatëse gjatë procesit hetimor.

Lexo edhe

Pas Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit vazhdojnë drejt organeve të hetuesisë e drejtësisë (VIDEO)

Pas Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit vazhdojnë drejt organeve të hetuesisë e drejtësisë (VIDEO)

“Shkarkoni Farukun, Lumturijen, Shemsedinin…”, thirrjet në protestë (VIDEO)

“Shkarkoni Farukun, Lumturijen, Shemsedinin…”, thirrjet në protestë (VIDEO)

Protestuesit te Këshilli Prokurorial: S’po kërkojmë suspendime, por shkarkime (VIDEO)

Protestuesit te Këshilli Prokurorial: S’po kërkojmë suspendime, por shkarkime (VIDEO)

Suspendohen 11 zyrtarë policorë pas rastit të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës | Momenti