Sulmoi gazetarin gjatë protestës, ndalohet për 48 orë i dyshuari L.G

Sulmoi gazetarin gjatë protestës, ndalohet për 48 orë i dyshuari L.G

Sulmoi gazetarin gjatë protestës, ndalohet për 48 orë i dyshuari L.G

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin, L.G për sulm gjatë protestave, gjegjësisht për sulm ndaj gazetarit Jeton Sopa.

Sponsor 3M Express

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala ka bërë të ditur për Telegrafin se prokurori i çështjes po ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se në bazë të urdhrit të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një (1) person me inicialet L.G., në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale ‘Sulmi’, nga neni 184 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Lidhur me këtë rast, Prokurori i çështjes, po ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ndryshe, Telegrafi mëson se rasti ka të bëjë me sulmin ndaj gazetarit Jeton Sopa gjatë mbulimit të protestës para Qeverisë. /Telegrafi/

Lexo edhe

FSK reagon pas raportimit ekskluziv të Sinjalit: Ushtari ka pësuar lëndime të lehta

Maran dhe Ismajli flasin me tone optimiste para ndeshjes me Finlandën

Maran dhe Ismajli flasin me tone optimiste para ndeshjes me Finlandën

Sulmoi gazetarin gjatë protestës, ndalohet për 48 orë i dyshuari L.G | Momenti