Sulmoi babanë me thikë në Obiliq, 22-vjeçari përfundon në paraburgim – Gjykata ia cakton 30 ditë

Sulmoi babanë me thikë në Obiliq, 22-vjeçari përfundon në paraburgim – Gjykata ia cakton 30 ditë

Sulmoi babanë me thikë në Obiliq, 22-vjeçari përfundon në paraburgim – Gjykata ia cakton 30 ditë

Një konflikt familjar në Obiliq ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe caktimin e paraburgimit ndaj një 22-vjeçari, i cili dyshohet se ka sulmuar me thikë babanë e tij. Pas arrestimit dhe ndalimit fillestar për 48 orë, Gjykata ka vendosur që i dyshuari të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të premten, më 13 nëntor, rreth orës 11:30, në fshatin Subotiq të Obiliqit.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima është M.S. 62 vjeçar, ndërsa i dyshuari është djali i tij, I.S., 22 vjeçar.

62-vjeçari ka raportuar në Polici se ishte sulmuar fizikisht me thikë nga djali i tij.

Pas denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në stacion policor babanë dhe djalin.

Të dyve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa më pas janë intervistuar në kuadër të procedurës hetimore.

Gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje.

Rasti është trajtuar nga njësia për hetimin e dhunës në familje dhe, pas konsultimit me Prokurorinë, ndaj të dyshuarit është caktuar ndalimi fillestar për 48 orë.

Ndërkohë, më 15 nëntor, Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Fushë Kosovë, ka marrë vendim për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tij.

Sipas vendimit të raportuar, masa e paraburgimit llogaritet nga 13 nëntori deri më 13 dhjetor 2026.

I dyshuari po hetohet për dhunë në familje, ndërsa pretendimet për sulmin me thikë mbeten objekt i procedurës penale.

Rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tahiri kritikon BE-në për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Gabim i madh i BE-së, duhet kërkim falje e në Prishtinë dorëheqje

Tahiri kritikon BE-në për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Gabim i madh i BE-së, duhet kërkim falje e në Prishtinë dorëheqje

“Është top lojtar”, Klopp refuzon të dëgjojë kritikat për yllin gjerman

“Është top lojtar”, Klopp refuzon të dëgjojë kritikat për yllin gjerman

LEX | Anulohet seanca ndaj ish-kryeshefit të Policisë në Istog dhe ish-policit serb – akuzohen për krime lufte, vrasje e dhunime seksuale

LEX | Anulohet seanca ndaj ish-kryeshefit të Policisë në Istog dhe ish-policit serb – akuzohen për krime lufte, vrasje e dhunime seksuale