Sulmohet fizikisht gjyqtarja Qëndresa Sejdiu në Viti, arrestohet i dyshuari – reagon KGJK-ja

Sulmohet fizikisht gjyqtarja Qëndresa Sejdiu në Viti, arrestohet i dyshuari – reagon KGJK-ja

Sulmohet fizikisht gjyqtarja Qëndresa Sejdiu në Viti, arrestohet i dyshuari – reagon KGJK-ja

Një gjyqtare e Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, Qëndresa Sejdiu është sulmuar fizikisht pasditen e 4 nëntorit 2026, në fshatin Sadovinë e Jerlive, në Komunën e Vitisë.

Sponsor 3M Express

Lidhur me rastin ka reaguar Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), i cili ka dënuar ashpër sulmin ndaj gjyqtares, duke e cilësuar një veprim të papranueshëm dhe të patolerueshëm.

Në reagimin e KGJK-së thuhet se sulmet ndaj gjyqtarëve përbëjnë sulm ndaj sistemit të drejtësisë dhe vetë sundimit të ligjit.

“KGJK mbështet fuqishëm gjyqtarët në përmbushjen e detyrave të tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, në shërbim të drejtësisë dhe interesit publik”, thuhet në reagim.

Po ashtu, Këshilli Gjyqësor u ka bërë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e menjëhershëm të rastit, si dhe të garantojnë mbrojtjen dhe sigurinë e gjyqtarëve, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore.

Ndërkaq, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Viti / 04.11.2026 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Telegrafi/

Lexo edhe

Izraeli publikon listën për ndeshjen me Kosovën, dy futbollistë marrin ftesën e parë

Izraeli publikon listën për ndeshjen me Kosovën, dy futbollistë marrin ftesën e parë

Vendosen fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja

Vendosen fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike gjatë dimrit, paralajmëron rritje të konsumit

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike gjatë dimrit, paralajmëron rritje të konsumit