Sulmi rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 15 të vrarë dhe 10 të plagosur

Sulmi rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 15 të vrarë dhe 10 të plagosur

Sulmi rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 15 të vrarë dhe 10 të plagosur

Një sulm me dron rus ka goditur stacionin kryesor hekurudhor në qytetin Dnipro, në Ukrainën qendrore, duke lënë të vrarë 15 persona dhe plagosur 10 të tjerë.

Sulmi ndodhi të enjten në mëngjes, në kohën kur qytetarët po prisnin të hipnin në tren. Ky është një tjetër sulm në serinë e goditjeve ruse ndaj infrastrukturës së transportit dhe energjisë në Ukrainë, të cilat kanë shkaktuar viktima në mesin e civilëve.

Sponsor 3M Express

Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 19 persona, përfshirë edhe dy vajza 15-vjeçare, u vranë në sulmet e së enjtes në pjesë të ndryshme të vendit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi sulmin në Dnipro si goditje të qëllimshme ndaj civilëve.

“Këto janë sulme të qëllimshme ndaj civilëve, të kryera me një mizori të paturpshme, dhe rusët po i ndërmarrin pikërisht në kohën kur po zhvillohet operacioni humanitar në Oleshky”, shkroi ai në platformën X.

Që nga e marta, Rusia dhe Ukraina po respektojnë një armëpushim në rajonin jugor të Khersonit, të ndërmjetësuar nga zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, me qëllim mundësimin e dërgimit të ndihmave urgjente humanitare në qytetin Oleshky, i cili ndodhet nën pushtimin rus.

Zelensky tha se veprimet e Rusisë tregojnë se ajo dëshiron vazhdimin e luftës, ndërsa u bëri thirrje aleatëve ndërkombëtarë të ushtrojnë presion ndaj Moskës.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, reagoi pas sulmit, duke thënë se ishte e tronditur nga ajo që e cilësoi si një sulm të pakuptimtë dhe pa dallim në Dnipro.

“Së bashku me aleatët tanë, duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të ushtruar presion ndaj agresorit”, shkroi ajo në X.

Më herët, Zelensky e kishte cilësuar sulmin si “të tmerrshëm”, duke kërkuar vendosjen e sanksioneve të tjera për të parandaluar sulme të ngjashme ruse.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Juve kërkon anëtarin e Man.City

Juve kërkon anëtarin e Man.City

Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Sheqeri në gjak në mëngjes: Cilat vlera janë normale dhe çfarë ndodh nëse keni ngrënë para analizës?

Sheqeri në gjak në mëngjes: Cilat vlera janë normale dhe çfarë ndodh nëse keni ngrënë para analizës?