Sulm jashtë Ambasadës së Izraelit në Beograd, policia serbe vret sulmuesin

Sulm jashtë Ambasadës së Izraelit në Beograd, policia serbe vret sulmuesin

Sulm jashtë Ambasadës së Izraelit në Beograd, policia serbe vret sulmuesin

Një sulmues i armatosur me thika sulmoi një roje jashtë Ambasadës së Izraelit në Beograd dhe u vra pak pas mesnatës së të mërkurës, njoftoi policia serbe.

Sponsor 3M Express

 Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se policia po e trajton incidentin si një “sulm terrorist”, ka ngritur nivelin e kërcënimit terrorist në shkallën më të lartë dhe ka shtuar praninë policore në vendet kyçe.

Ai tha se sulmuesi ishte i mitur dhe kishte me vete dy thika, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Fotografitë e policisë nga vendngjarja shfaqnin kabinën e rojes jashtë ambasadës dhe zonën e rrethuar me shirit policor, ndërsa oficerë të pajisur plotësisht qëndronin aty pranë.

 Sipas Daçiqit, dyshohet se sulmuesi ishte nga qyteti i Shabacit, në Serbinë perëndimore.

Lexo edhe

Qeveria miraton tri marrëveshje me Suedinë, ndër to edhe atë për ekstradim

Qeveria miraton tri marrëveshje me Suedinë, ndër to edhe atë për ekstradim

​Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

​Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt

Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt

Sulm jashtë Ambasadës së Izraelit në Beograd, policia serbe vret sulmuesin | Momenti