Sugjerim për drekë – përgatitni tavën tradicionale boshnjake me mish viçi dhe perime

Sugjerim për drekë – përgatitni tavën tradicionale boshnjake me mish viçi dhe perime

Sugjerim për drekë – përgatitni tavën tradicionale boshnjake me mish viçi dhe perime

Tava boshnjake është një gatim tradicional që përgatitet duke vendosur në shtresa mishin dhe perimet, të cilat zihen për disa orë në temperaturë të ulët, pa i përzier.

Sponsor 3M Express

Nuk kërkon shumë angazhim gjatë përgatitjes dhe është zgjedhje ideale për ditët e ftohta të vjeshtës dhe dimrit.

Sekreti kryesor i kësaj pjate është durimi.

Foto ilustruese

Përbërësit vendosen në tenxhere, mbulohen me ujë dhe lihen të ziejnë ngadalë.

Në këtë mënyrë, shijet e mishit dhe perimeve ndërthuren, ndërsa mishi bëhet i butë dhe i lëngshëm.

Për rezultat sa më të mirë, rekomandohet përdorimi i një tenxhereje prej balte ose të një tenxhereje me fund të trashë dhe kapak, e cila e shpërndan nxehtësinë në mënyrë të njëtrajtshme.

Përbërësit për gjashtë persona:

– 800 g mish viçi (mund të përdorni edhe mish qengji), të prerë në kube të mëdha

-2 qepë të kuqe

– 4-5 thelpinj hudhër

– 4 patate mesatare

– 2 karota

– Gjysmë koke të vogël lakre

– 2 speca

– 3 domate

– Rrënjë majdanozi dhe një grusht gjethe majdanozi të freskët

– Kripë dhe piper sipas dëshirës

– 3 lugë vaj

– Rreth një litër ujë

Përgatitja:

Fillimisht, lajeni mishin, thajeni dhe kriposeni. Qepët pritini në rrathë, patatet dhe karotat në copa të mëdha. Specave hiquni farat dhe pritini në copa, kurse domatet në feta.

Lyejeni fundin e tenxheres me vaj dhe vendosni shtresën e parë të mishit, pastaj qepët.

Vazhdoni me patatet, karotat, lakrën dhe specat.

Mes shtresave shtoni pak kripë, disa kokrra piper dhe hudhrën.

Përsëriteni këtë renditje derisa t’i shpenzoni të gjithë përbërësit. Në fund, vendosni sipër fetat e domateve dhe majdanozin.

Shtoni ujë derisa përbërësit pothuajse të mbulohen plotësisht.

Mbulojeni tenxheren me kapak dhe lëreni të zihet në zjarr të ulët për tri deri në katër orë.

Gjatë kësaj kohe, mos e përzieni gatimin, pasi shtresat mund të shpërbëhen.

Herë pas here, vetëm tundeni lehtë tenxheren dhe, nëse është e nevojshme, shtoni pak ujë të nxehtë.

Tava është gati kur mishi të jetë zbutur plotësisht.

Para se ta shërbeni, lëreni të pushojë për rreth dhjetë minuta.

Shërbehet e ngrohtë, e shoqëruar me bukë shtëpie ose pogaçe. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lexo edhe

Presion i padrejtë dhe tendencë për të heshtur zërat kundërshtues: Kritikohet kërkesa britanike për Specialen

Presion i padrejtë dhe tendencë për të heshtur zërat kundërshtues: Kritikohet kërkesa britanike për Specialen

Dugolli promovon në Gjenevë librin “Për Kosovën Republikë”

Dugolli promovon në Gjenevë librin “Për Kosovën Republikë”

E pazakontë në Shqipëri: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari

E pazakontë në Shqipëri: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari