Dugolli promovon në Gjenevë librin “Për Kosovën Republikë”

Dugolli promovon në Gjenevë librin “Për Kosovën Republikë”

Dugolli promovon në Gjenevë librin “Për Kosovën Republikë”

Promovimi synon të sjellë në vëmendje kujtesën historike, qëndresën politike dhe përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Përmes këtij libri, Dugolli sjell dëshmi dhe përvoja personale nga një periudhë e rëndësishme e historisë së Kosovës. Ai është ish-i burgosur politik dhe i mbijetuar i masakrës së burgut të Dubravës, ndërsa aktualisht mban detyrën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme.

Sponsor 3M Express

Gjatë mbrëmjes, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të bashkëbisedojnë me autorin dhe të diskutojnë për rëndësinë e dokumentimit dhe përcjelljes së kujtesës historike te brezat e rinj.

Programi do të përfshijë edhe një paraqitje artistike nga SHKA “Ilirët” nga Lozana.

Në aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues institucionesh, personalitete, mysafirë nga Kosova dhe vende të tjera, si dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Zvicër.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Maqedonci pret ambasadorin belg, diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Maqedonci pret ambasadorin belg, diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Fruthi në Kosovë, 299 raste të konfirmuara – 30 vetëm gjatë javës së fundit

Fruthi në Kosovë, 299 raste të konfirmuara – 30 vetëm gjatë javës së fundit

Kosova me portret të ri presidencial, fotografia e Shiroka-Pulës shkon edhe në ambasada

Kosova me portret të ri presidencial, fotografia e Shiroka-Pulës shkon edhe në ambasada