Dizajneri i modës, Roland Mouret, ka zbuluar në kujtimet e tij një përplasje të ashpër telefonike me Meghan Markle, e cila, sipas tij, ndodhi pasi u bë publike lidhja e saj me princin Harry.

Pjesë nga libri i tij, “I Am Roland Mouret: The Butcher’s Boy Who Dressed the World”, janë publikuar nga Daily Mail.
Sipas stilistit, konflikti nisi kur një punonjëse e ekipit të tij tentoi të kthente disa fustane të huazuara dhe, gjatë këtij procesi, kontaktoi stilisten e Kate Middleton në pallat.
Meghan Markle
Kjo situatë thuhet se e zemëroi Meghanin, e cila e telefonoi stilistin duke i thënë: “Ti nuk e kupton çfarë ke bërë! Më ke turpëruar”.
Mouret tregon se kërkoi falje për veprimin e punonjëses së tij, por Meghan nuk e pranoi shpjegimin dhe i bëri të ditur se nuk do t’i vishte më krijimet e tij.
Sipas stilistit, ky ishte vendim personal i Meghanit dhe jo i pallatit mbretëror.
Ai thekson gjithashtu se Kate nuk kishte pasur asnjë përfshirje në konflikt.
Roland
Mouret dhe Meghan ishin njohur në vitin 2015 në Turqi, përpara martesës së saj me Harryn.
Megjithatë, duket se vendimi i saj për të mos veshur më krijimet e stilistit nuk zgjati përgjithmonë.
Disa muaj më parë, Meghan u shfaq sërish me një fustan të tijin, në një reklamë në Instagram për brendin e saj, “As Ever”. /Telegrafi/




