Steinmeier: Xi Jinping kundërshton një samit trepalësh Kinë-SHBA-Rusi

Steinmeier: Xi Jinping kundërshton një samit trepalësh Kinë-SHBA-Rusi

Steinmeier: Xi Jinping kundërshton një samit trepalësh Kinë-SHBA-Rusi

Steinmeier bëri të ditur se e kishte ngritur këtë çështje gjatë takimit me presidentin kinez, Xi Jinping, të premten në Pekin.

Sipas tij, megjithëse liderët e tre vendeve pritet të takohen në samitin e ardhshëm të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që do të mbahet në Shenzhen, përgjigjja e Xi-t tregoi se Ukraina nuk do të jetë pjesë e diskutimeve.

Sponsor 3M Express

“Nga këndvështrimi i tij, nuk ka absolutisht asnjë përgatitje për një samit mbi Ukrainën që do të përfshinte Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kinën”, u shpreh presidenti gjerman.

Ai shtoi se Xi kishte theksuar shprehimisht se bëhet fjalë për një konflikt evropian, në negociatat për të cilin duhet të marrin pjesë edhe vetë evropianët.

Steinmeier tregoi se kur kishte propozuar mundësinë e organizimit të një samiti.

Deklaratat vijnë në një kohë kur janë shtuar raportimet për mundësinë e një takimi trepalësh në kuadër të konferencës së APEC-ut, në mesin e muajit nëntor.

Ideja për një takim të tillë ishte propozuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, për të diskutuar çështje që lidhen me çarmatimin bërthamor.

Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur i hapur ndaj kësaj mundësie, duke deklaruar se në takim mund të diskutoheshin edhe çështje të tjera, përfshirë luftën në Ukrainë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

A do të ketë Gjermania së shprejti një presidente?

A do të ketë Gjermania së shprejti një presidente?

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë kundër regjimit të Narendra Modit në Delhi të Indisë

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë kundër regjimit të Narendra Modit në Delhi të Indisë

Altman kritikon përdorimin e RAM-it në kompjuterët personalë, deri në 40 për qind e prodhimit mund të përfundojë në duart e OpenAI

Altman kritikon përdorimin e RAM-it në kompjuterët personalë, deri në 40 për qind e prodhimit mund të përfundojë në duart e OpenAI