Standardet e dyfishta në tenderin 260 mijë eurosh të Fushë Kosovës, eksperti i OSHP-së kërkon anulimin

Standardet e dyfishta në tenderin 260 mijë eurosh të Fushë Kosovës, eksperti i OSHP-së kërkon anulimin

Standardet e dyfishta në tenderin 260 mijë eurosh të Fushë Kosovës, eksperti i OSHP-së kërkon anulimin

Komuna e Fushë Kosovës dyshohet se ka përdorur standarde të dyfishta në vlerësimin e ofertave për tenderin 260 mijë eurosh për vendosjen e ndriçimit publik në qytet dhe fshatra. Eksperti shqyrtues i OSHP-së ka konstatuar se Komuna ka kërkuar sqarime për një çështje nga kompania e eliminuar, ndërsa më pas e ka eliminuar për një arsye tjetër. Po ashtu, janë ngritur dilema për kualifikimet profesionale të stafit të kompanisë së rekomanduar për kontratë.

Sponsor 3M Express

Gazeta Insajderi

Eksperti shqyrtues i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Ilir Halili, ka konstatuar se Komuna e Fushë Kosovës nuk ka bërë vlerësim të barabartë të ofertave në tenderin për vendosjen e ndriçimit publik në qytet dhe fshatra.

Në raportin e ekspertizës, ai ka vlerësuar pjesërisht të bazuar ankesën e kompanisë “ETM Group”, e cila kundërshtoi rekomandimin për dhënie të kontratës për kompaninë “TONI INXHINJERING”. Eksperti ka rekomanduar anulimin e njoftimit për dhënie të kontratës dhe kthimin e aktivitetit të prokurimit në rivlerësim.

Bëhet fjalë për tenderin me vlerë të parashikuar prej 260 mijë eurosh, të iniciuar nga Komuna e Fushë Kosovës, për“Vendosja e ndriçimit publik në Fushë Kosovë dhe fshatra”.

Në këtë aktivitet të prokurimit, kompania “ETM Group SH.P.K.” kishte paraqitur ankesë në OSHP më 2 tetor 2026, pasi Komuna e kishte rekomanduar për kontratë kompaninë “TONI INXHINJERING SH.P.K.”.

Kompania ankuese kishte pretenduar se ishte eliminuar në mënyrë të kundërligjshme nga gara dhe se autoriteti kontraktues kishte përdorur standarde të dyfishta gjatë vlerësimit të dokumentacionit të operatorëve ekonomikë.

Sipas ankesës, Komuna fillimisht i kishte kërkuar “ETM Group” sqarime për kualifikimet e disa punëtorëve, ndërsa në vendimin për eliminimin e saj kishte dhënë një arsye tjetër, që lidhej me mungesën e licencës së inxhinierit të elektroteknikës.

Kjo ishte njëra nga çështjet që eksperti shqyrtues e kishte analizuar në raportin e dorëzuar më 19 tetor 2026.

Në raport, eksperti konstaton se pretendimi i kompanisë ankuese është pjesërisht i bazuar, pasi kërkesa për sqarime dhe arsyetimi për eliminim nuk përputhen me njëra-tjetrën.

“Pas analizimit të shkresave të lëndës, dëshmive të ofruara nga OE ankues siç janë kërkesa për sqarime shtesë dhe njoftimi mbi vendimin e AK për eliminim të OE, konfirmojmë se përmes sqarimeve shtesë AK ka kërkuar sqarime për çështje krejt tjera krahasuar me arsyen e eliminimit”, thuhet në raport.

Eksperti ka vlerësuar se kjo mënyrë e veprimit ngre dyshime për trajtim jo të barabartë të operatorëve ekonomikë.

“Në këto rrethana vlerësojmë se pretendimi ankimor është pjesërisht i bazuar, veçanërisht kur kemi parasysh se për OE të rekomanduar për kontratë AK duket të ketë bërë lëshime, ashtu siç pretendon OE ankues”, thuhet më tej në raport.

Përplasja për licencën dhe kualifikimet e stafit

Në ankesën e saj, “ETM Group” kishte kundërshtuar arsyetimin e Komunës për eliminimin nga gara.

Sipas kompanisë, në kërkesën për sqarime autoriteti kontraktues kishte kërkuar informata për për profilet e punëtorëve.

Kompania kishte deklaruar se dokumentet e kërkuara i kishte ofruar dhe se kishte dhënë sqarimet e nevojshme për profilet e punëtorëve.

Megjithatë, sipas ankesës, Komuna më pas e kishte eliminuar me arsyetimin se nuk kishte ofruar licencën e inxhinierit të elektroteknikës.

“Pas sqarimeve të mësipërme, në vendimin tuaj për eliminim keni dhënë një arsye komplet tjetër e që ka të bëjë me pikën 2.2, licencën e ing. të elektros, për të cilën nuk keni kërkuar sqarim, edhe pse në DT nuk është cekur se çfarë licence duhet të jetë dhe rrjedhimisht nuk kemi ofruar licencë në ofertën tonë fillestare”, kishte pretenduar kompania në ankesën e saj.

Pra, “ETM Group” kishte kundërshtuar faktin se ishte eliminuar për një arsye për të cilën, sipas saj, Komuna nuk kishte kërkuar paraprakisht sqarime.

Eksperti shqyrtues e ka gjetur këtë pretendim pjesërisht të bazuar, duke u mbështetur në dokumentacionin e procedurës së prokurimit dhe në krahasimin e kërkesës për sqarime me vendimin për eliminim.

Pretendimet për kualifikimet e punëtorëve të kompanisë fituese

Përveç mënyrës së eliminimit të saj, “ETM Group” kishte ngritur pretendime edhe për plotësimin e kritereve nga kompania e rekomanduar për kontratë, “TONI INXHINJERING”.

Pas kërkesës për qasje në ofertën e kësaj kompanie, operatori ankues kishte pretenduar se disa nga punëtorët e paraqitur nuk i plotësonin kërkesat e dosjes së tenderit, pasi kishin profile të ndryshme nga ai i elektricistit.

Në ankesë përmenden Toni Krasniqi, me profil të telekomit, dhe Aldan Krasniqi, me profil të teknologjisë informative.

Kompania kishte pretenduar se për disa nga punëtorët e saj ishte kërkuar dokumentacion më specifik, ndërsa te operatori i rekomanduar për kontratë ishin pranuar profile që, sipas saj, nuk përputheshin me kriteret e tenderit.

Në ankesë përmenden edhe dy persona për të cilët pretendohet se nuk kishin fare diploma.

Këto pretendime ishin pjesë e dokumentacionit të dorëzuar në OSHP, ndërsa eksperti shqyrtues ka analizuar veçmas çështjen e profileve profesionale të stafit të kompanisë së rekomanduar për kontratë.

Në raport, eksperti vlerëson se edhe pretendimi i dytë është pjesërisht i bazuar.

Ai thekson se dosja e tenderit kërkonte punëtorë të profilit elektricist, por se nuk ishte përcaktuar në mënyrë të qartë se cilat profile mund të konsideroheshin ekuivalente.

“Eksperti shqyrtues vlerëson se edhe ky pretendim është pjesërisht i bazuar, pasi përveç drejtimit të elektroteknikës, kërkesë e papërcaktuar është kërkesa për punëtor ‘elektricist’, dhe punëtorët me profil ‘informatikë’ dhe ‘telekom’ nuk jemi të sigurt se janë ekuivalent me ‘elektricist’”, thuhet në raport.

Kështu, eksperti ka ngritur dilema nëse punëtorët me profile të informatikës dhe telekomunikacionit mund të konsiderohen të përshtatshëm për realizimin e një projekti që ka të bëjë me vendosjen e ndriçimit publik.

Eksperti kërkon që Komuna të mos përdorë standarde të ndryshme

Një nga konstatimet më të rëndësishme të raportit lidhet me mënyrën se si Komuna i ka vlerësuar ofertat e operatorëve ekonomikë.

Sipas ekspertit, autoriteti kontraktues nuk ka dëshmuar se ka zbatuar kritere të njëjta për të gjithë pjesëmarrësit në tender.

Ai ka rekomanduar që gjatë rivlerësimit, nëse Komuna vendos të bëjë tolerime ose lëshime në raport me kërkesat e dosjes së tenderit, ato duhet të zbatohen njësoj për të gjithë operatorët ekonomikë.

“Nëse këto rrethana i vlerësojmë se AK nuk ka bërë vlerësim të barabartë në mes të OE-ve ofertues dhe rekomandojmë që me rastin e rivlerësimit, nëse AK bën ‘lëshime’ ose ‘tolerime’ në raport me kërkesat e dosjes së tenderit, atëherë kjo të aplikohet ndaj të gjithë OE-ve ofertues njësoj”, thuhet në raport.

Eksperti e ka veçuar në mënyrë të posaçme edhe faktin se trajtimi i barabartë duhet të sigurohet sidomos kur bëhet fjalë për operatorë ekonomikë që kanë ofruar çmime më të ulëta sesa kompania e rekomanduar për kontratë.

“Sidomos kur kemi të bëjmë me OE që janë me çmim më të ulët në krahasim me OE të rekomanduar për kontratë”, thuhet në rekomandimin e ekspertit.

Ky konstatim e vë në pikëpyetje mënyrën se si janë trajtuar ofertat gjatë këtij aktiviteti të prokurimit, veçanërisht sa i përket kërkesave për stafin profesional dhe dokumentacionit që është kërkuar nga operatorët ekonomikë, shkruan Insajderi.

OSHP-së i propozohet anulimi i njoftimit dhe rivlerësimi i tenderit

Në përfundim të raportit, eksperti shqyrtues Ilir Halili i ka propozuar panelit shqyrtues të OSHP-së që ankesa e “ETM Group” të aprovohet si pjesërisht e bazuar.

Ai ka rekomanduar anulimin e njoftimit për dhënie të kontratës dhe kthimin e lëndës në rivlerësim.

“Duke u bazuar në sqarimet e lartpërmendura, eksperti shqyrtues i propozon panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si pjesërisht e bazuar, të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës dhe rekomandon që lënda të kthehet në rivlerësim”, thuhet në pjesën përfundimtare të raportit.

Në ankesën e saj, kompania “ETM Group” kishte kërkuar që ankesa të aprovohej në tërësi, të anulohej njoftimi i Komunës i datës 25 shtator 2026 dhe procedura të kthehej në rivlerësim./insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Ekskluzive | Sulmuan policët që po festonin ditëlindjen në lokalin “Sindikat” në veri, njërit ia thyen hundën – katër të dyshuarit përfundojnë në paraburgim

Ekskluzive | Sulmuan policët që po festonin ditëlindjen në lokalin “Sindikat” në veri, njërit ia thyen hundën – katër të dyshuarit përfundojnë në paraburgim

Prindërit po u këndojnë gjithnjë e më rrallë ninulla fëmijëve: Pse ekspertët shqetësohen?

Prindërit po u këndojnë gjithnjë e më rrallë ninulla fëmijëve: Pse ekspertët shqetësohen?

Komandanti i KFOR-it i informon vendet e DECI-t për situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it i informon vendet e DECI-t për situatën e sigurisë në Kosovë