Pacolli: Pesë diga strategjike në proces

Pacolli: Pesë diga strategjike në proces

Pacolli: Pesë diga strategjike në proces

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se pesë diga strategjike janë në proces të zhvillimit, me synimin për të krijuar rezerva të reja ujore për furnizim me ujë të pijshëm, bujqësi dhe energji.

Përmes një njoftimi, Pacolli ka prezantuar ecurinë e projekteve për digat në Kuqicë, Pollatë, Desivojcë, Firajë dhe Dragaqinë.

Sponsor 3M Express

Sipas saj, për digën e Kuqicës projektimi final pritet të përfundojë gjatë vitit 2027, kur edhe do të hapet tenderi për ndërtim, ndërsa punimet parashihet të nisin në vitin 2028.

Edhe për digën në Pollatë, dizajni konceptual ka përfunduar. Gjatë vitit 2027 pritet të përmbyllet projekti final dhe të hapet tenderi, ndërsa ndërtimi të nisë në vitin 2028.

Ndërkaq, për digat në Desivojcë dhe Firajë kanë përfunduar studimet përgatitore, ndërsa projektet e detajuara janë në proces të kompletimit. Përfundimi i tyre parashihet gjatë vitit 2027, kurse ndërtimi në vitin 2028.

Sa i përket digës në Dragaqina, projekti ndodhet në fazën përgatitore dhe projektuese, ndërsa fillimi i ndërtimit planifikohet për vitin 2029.

Pacolli ka bërë të ditur se financimi i këtyre projekteve do të sigurohet nga Buxheti i Kosovës, grantet dhe kreditë e buta.

Ajo ka njoftuar gjithashtu se ka nisur bashkëpunimi me Turqinë për ekspertizë teknike dhe garantimin e standardeve të larta të ndërtimit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ekskluzive | Sulmuan policët që po festonin ditëlindjen në lokalin “Sindikat” në veri, njërit ia thyen hundën – katër të dyshuarit përfundojnë në paraburgim

Ekskluzive | Sulmuan policët që po festonin ditëlindjen në lokalin “Sindikat” në veri, njërit ia thyen hundën – katër të dyshuarit përfundojnë në paraburgim

Prindërit po u këndojnë gjithnjë e më rrallë ninulla fëmijëve: Pse ekspertët shqetësohen?

Prindërit po u këndojnë gjithnjë e më rrallë ninulla fëmijëve: Pse ekspertët shqetësohen?

Komandanti i KFOR-it i informon vendet e DECI-t për situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it i informon vendet e DECI-t për situatën e sigurisë në Kosovë

Pacolli: Pesë diga strategjike në proces | Momenti