Spitali modular në Kumanovë do të ripërdoret për nevojat e Departamentit të Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

Transferimi i departamentit në këtë objekt pritet të përmirësojë kushtet e punës dhe trajtimin e pacientëve, si dhe të zvogëlojë listën e pritjes për fizioterapi.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Sasho Stosevski, informoi se është paraqitur një kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për leje përdorimi për objektin, i cili, siç tregoi ai, është në gjendje të mirë.
“Ne kemi paraqitur kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë. Ju keni parë që spitali modular është në gjendje të shkëlqyer dhe presim të marrim një leje përdorimi për objektin. Departamenti i Fizioterapisë do të transferohet këtu. Plani është që ai të funksionojë në dy turne, gjë që do të zvogëlojë listën e pritjes së pacientëve që presin për trajtime fizike”, tha Stosevski.
Zhvendosja e departamentit dhe vendosja e punës me dy turne pritet të rrisë disponueshmërinë e shërbimeve të mjekësisë fizike dhe rehabilitimit për pacientët nga Kumanova dhe rajoni. Departamenti i mjekësisë fizikale është i pajisur me rreth njëzet punonjës.




