Spitali i Prizrenit: Viktima e të shtënave në Suharekë mbërriti pa shenja jete me disa plagë nga arma e zjarrit

Sylë Dakaj, i cili u plagos rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Suharekë, ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit pa shenja jete, ku pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta reanimuar, nuk ka arritur të mbijetojë.

Sponsor 3M Express

Kështu ka njoftuar zyrtarisht Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, duke bërë të ditur se Dakaj, i lindur në vitin 1967, është sjellë në Emergjencë nga ekipi i urgjencës së Suharekës, më 18 nëntor, rreth orës 12:50.

Sipas njoftimit, gjatë ekzaminimit mjekësor janë konstatuar disa plagë në trup, të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Ekipi i Emergjencës, së bashku me kirurgun dhe anesteziologun kujdestar, kanë ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për reanimim kardiopulmonar, por përpjekjet kanë rezultuar pa sukses dhe është konstatuar vdekja e tij.

Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka vazhduar me procedurat dhe veprimet e mëtejshme ligjore.

Ndryshe, Sinjali ka raportuar se i dyshuari për vrasjen, Rrahman Hoti, 60-vjeçar, është arrestuar nga Policia. Dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për një parking.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E goditi me veturë, pastaj me shufër metalike – zbulohen detaje si Rrahman Hoti e vrau gruan në Zvicër, fëmijët kërkonin që babai të dënohej sa më gjatë

E goditi me veturë, pastaj me shufër metalike – zbulohen detaje si Rrahman Hoti e vrau gruan në Zvicër, fëmijët kërkonin që babai të dënohej sa më gjatë

Liqenet malore dhe shtigjet e Uzbekistanit po tërheqin turistë gjatë gjithë vitit

Liqenet malore dhe shtigjet e Uzbekistanit po tërheqin turistë gjatë gjithë vitit

Qytetarët mblidhen pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit, shpresojnë ta takojnë

Qytetarët mblidhen pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit, shpresojnë ta takojnë