Disa plagë nga arma e zjarrit, Spitali jep detaje për 59-vjeçarin nga Suhareka

Disa plagë nga arma e zjarrit, Spitali jep detaje për 59-vjeçarin nga Suhareka

Disa plagë nga arma e zjarrit, Spitali jep detaje për 59-vjeçarin nga Suhareka

Spitali i Përgjithshëm në Prizren ka publikuar një njoftim zyrtar lidhur me rastin e plagosjes me armë zjarri në Suharekë, ku një person ka humbur jetën.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, viktima, i lindur në vitin 1967, është sjellë në Emergjencën e spitalit nga ekipi i urgjencës së Suharekës, më 18 nëntor, rreth orës 12:50, pa shenja jete.

Gjatë ekzaminimit mjekësor, në trupin e tij janë konstatuar disa plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Ekipi i emergjencës, së bashku me kirurgun dhe anesteziologun kujdestar, kanë ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për reanimim.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për reanimim kardiopulmonar, ato kanë rezultuar pa sukses dhe është konstatuar vdekja e pacientit.

“Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka vazhduar me procedurat dhe veprimet e mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq i dyshuari për vrasjen është lokalizuar dhe i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lexo edhe

Shiroka Pula takohet me Grupin Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Shiroka Pula takohet me Grupin Punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Konjufca e informon Shiroka Pulën për ecurinë e strategjisë së Apelit për ish-krerët e UÇK-së

Konjufca e informon Shiroka Pulën për ecurinë e strategjisë së Apelit për ish-krerët e UÇK-së

Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në samitin në Kinë

Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në samitin në Kinë