Spektakël në Prizren: Përkrahje e çmendur për Lirinë ndaj Rilindjes nën dritat e reflektorëve

Spektakël në Prizren: Përkrahje e çmendur për Lirinë ndaj Rilindjes nën dritat e reflektorëve

Spektakël në Prizren: Përkrahje e çmendur për Lirinë ndaj Rilindjes nën dritat e reflektorëve

Liria e Prizrenit po zhvillon një paraqitje fantastike ndaj KF Rilindjes 1974.

Sponsor 3M Express

Skuadra e Ismet Munishit është në epërsi prej 2-0, në sfidën që po zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi” dhe për herë të parë nën ndriçimin e reflektorëve.

Tifozët vendas e kanë mbushur stadiumin në përkrahje për Lirinë, gjë që s’është parë moti kohë as në Superligën e Kosovës.

Këtë mbështetje të zhurmshme, lojtarët po ua kthejnë në fushë pasi janë në epërsi prej 2-0, falë golave të Niki Likajt dhe Albion Kurtaj.

Vlen të ceket, se goli i Kurtajt ishte i jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë, ku me një goditje precize e la portierin mysafir plotësisht të shtangur.

Për më shumë shikoni pamjet./Telegrafi/

Lexo edhe

Alarmi i Macronit për përshkallëzimin e agresionit rus në Evropë

Alarmi i Macronit për përshkallëzimin e agresionit rus në Evropë

Ngrohni shtëpinë me klimë? Gabimet në përdorim mund t’ju rrisin faturën e energjisë elektrike

Ngrohni shtëpinë me klimë? Gabimet në përdorim mund t’ju rrisin faturën e energjisë elektrike

Shpaloset pllaka e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Manastir

Shpaloset pllaka e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Manastir