Shqiptari i kapur me 24 qese kokainë tentoi t’i shpëtonte dëbimit me arsyetimin për shëndetin e të dashurës

Shqiptari i kapur me 24 qese kokainë tentoi t’i shpëtonte dëbimit me arsyetimin për shëndetin e të dashurës

Shqiptari i kapur me 24 qese kokainë tentoi t’i shpëtonte dëbimit me arsyetimin për shëndetin e të dashurës

Një 37-vjeçar shqiptar, i dënuar për trafikim droge në Britaninë e Madhe, ka dështuar në përpjekjen e tij për të ndalur procedurat e dëbimit drejt Shqipërisë, pavarësisht se tentoi ta bindte drejtësinë se prania e tij është jetike për shëndetin mendor të partneres së tij. Gjykata britanike ka rrëzuar pretendimet e tij, duke i sugjeruar çiftit që të vazhdojnë bashkëjetesën në Shqipëri ose ta mbajnë lidhjen në distancë.

Sponsor 3M Express

Bëhet fjalë për Eugert Pulajn, i cili kishte hyrë ilegalisht në territorin britanik në vitin 2019. Në qershor të vitit 2024, ai u dënua me dy vite e katër muaj burgim, pasi u zu në flagrancë nga policia e Londrës me 24 qese kokainë, duke u shpallur fajtor për posedim të lëndëve narkotike të klasit A me qëllim shpërndarjen.

Sipas raportimeve të medias britanike “GB News”, Pulaj kundërshtoi vendimin e Ministrisë së Brendshme për ta depërtuar, me arsyetimin se largimi i tij do të shkaktonte pasoja të rënda emocionale tek e dashura e tij me shtetësi rumune, e cila gëzon status të rregullt qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Para trupit gjykues, çifti pretendoi se kishin varësi të fortë emocionale nga njëri-tjetri dhe se 37-vjeçari shqiptar ishte mbështetja kryesore e partneres në përballjen me çrregullimin e deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD), ankthin dhe depresionin. Avokatët mbrojtës madje këmbëngulën se prania e tij fizike ishte e pazëvendësueshme nga telefonatat apo mesazhet.

Megjithatë, gjykata vendosi të mos e pranojë këtë arsyetim. Ndonëse gjyqtari e konsideroi lidhjen e tyre si të sinqertë dhe pranoi rolin mbështetës të Pulajt, ai vlerësoi se interesi publik për dëbimin e tij mbizotëron, duke pasur parasysh hyrjen e paligjshme në vend, dënimin për drogë, si dhe një shkelje tjetër të regjistruar gjatë kohës sa ndodhej në lirim me kusht.

Në arsyetimin e saj, gjykata theksoi se partnerja ka mundësi të zgjedhë: ose ta shoqërojë Pulajn në Shqipëri, ku ai disponon një banesë familjare, ose të qëndrojë në Britani dhe ta ruajë kontaktin përmes vizitave dhe komunikimit me video.

Pavarësisht këtij vendimi, 37-vjeçari nuk është dorëzuar dhe ka dorëzuar një ankesë të re në apel. Mbrojtja e tij pretendon se shkalla e parë nuk e ka trajtuar me peshën e duhur gjendjen shëndetësore të partneres dhe ka anashkaluar vlerësimet se Pulaj paraqet rrezik të ulët për përsëritjen e veprave penale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Black Friday në Rossmann: 7 ditë zbritje deri në 60%!

Black Friday në Rossmann: 7 ditë zbritje deri në 60%!

Procedohen penalisht 10 protestues në Shqipëri, për tubimin e djeshëm

Procedohen penalisht 10 protestues në Shqipëri, për tubimin e djeshëm