Spalletti kritikon Zhegrovën, Juventusi mund ta largojë kosovarin që në janar

Spalletti kritikon Zhegrovën, Juventusi mund ta largojë kosovarin që në janar

Spalletti kritikon Zhegrovën, Juventusi mund ta largojë kosovarin që në janar

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, pasi trajneri Luciano Spalletti ka kritikuar paraqitjet e futbollistit kosovar, duke vënë në pah mangësitë e tij, veçanërisht në fazën defensive.

Sponsor 3M Express

Pas ndeshjes, Spalletti pranoi se Zhegrova posedon cilësi të rëndësishme, por theksoi se atij i mungon vazhdimësia gjatë gjithë lojës.

“Ai ka cilësi dhe ato janë të rëndësishme, por humb gjëra gjatë lojës. Humb qetësinë në mbrojtje dhe pozicionimin, si dhe kur ndjek një kundërshtar. Në këtë nivel nuk mund ta përballosh këtë. Ke nevojë për lojë të vazhdueshme për 90 minuta. Paraqitjet individuale nuk janë të mjaftueshme”, deklaroi Spalletti, raporton mediumi “Goal”.

Kritikat e trajnerit italian vijnë në një periudhë kur e ardhmja e Zhegrovës në Torino është vënë në pikëpyetje.

Sipas “Goal”, Juventusi dhe futbollisti kosovar mund të ndahen që në afatin kalimtar të janarit, pasi klubi po shqyrton mundësinë e transferimit të një lojtari që i përshtatet më shumë vizionit të Spallettit.

Statistikat e Zhegrovës deri më 9 nëntor 2026 tregojnë se ai ka regjistruar 36 paraqitje, por 35 prej tyre i ka zhvilluar duke u inkuadruar nga banka rezervë, ndërsa vetëm në një rast ka qenë titullar.

Kështu, aventura e yllit të Kosovës te Juventusi mund të marrë fund më herët sesa pritej.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Hoxha kritikon opozitën dhe Qeverinë: E para merret me vetveten, e dyta s’mund të arsyetohet më

Hoxha kritikon opozitën dhe Qeverinë: E para merret me vetveten, e dyta s’mund të arsyetohet më

Presidentja Shiroka-Pula viziton Dardanët, merr dhuratë fanellën e Kombëtares

Presidentja Shiroka-Pula viziton Dardanët, merr dhuratë fanellën e Kombëtares

Rama deklarohet për projektin në Ulpianë: Fontana nuk preket, parkimi parashihet nëntokësor

Rama deklarohet për projektin në Ulpianë: Fontana nuk preket, parkimi parashihet nëntokësor