Sot shënohet “Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert e kazermave për qytetarët

Sot shënohet “Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert e kazermave për qytetarët

Sot shënohet “Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert e kazermave për qytetarët

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të organizojë sot aktivitetin tradicional “Dita e Forcës”, me ç’rast qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë kazermat e saj dhe të njihen nga afër me kapacitetet ushtarake.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të FSK-së, aktiviteti do të mbahet nga ora 10:00 deri në 13:30, gjatë së cilës qytetarët mund të shohin pajisjet, kapacitetet dhe personelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Dyert për vizitorët do të hapen në kazermat e FSK-së në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.

Ndërkaq, në kazermën “Adem Jashari” do të jenë të pranishëm edhe udhëheqësit e lartë shtetërorë.

Aktiviteti “Dita e Forcës” organizohet tradicionalisht për t’u ofruar qytetarëve mundësinë që të njihen më nga afër me punën dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

GTA 6 po ua merr lojtarët lojërave të tjera, Call of Duty pëson rënie prej 41 për qind

GTA 6 po ua merr lojtarët lojërave të tjera, Call of Duty pëson rënie prej 41 për qind

Afro 2.9 milionë euro dëm ndaj buxhetit të Kosovës, sot nis gjykimi ndaj Rozeta Hajdarit për rezervat shtetërore

Afro 2.9 milionë euro dëm ndaj buxhetit të Kosovës, sot nis gjykimi ndaj Rozeta Hajdarit për rezervat shtetërore

Mungesa e ngrohjes në QKMF-në e Suharekës, Shala fajëson udhëheqjen komunale

Mungesa e ngrohjes në QKMF-në e Suharekës, Shala fajëson udhëheqjen komunale