Sot është ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

Sot është ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

Sot është ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

Adem Jashari lindi më 28 nëntor 1955 në Prekaz të Skenderajt. Ai ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit, ndërsa shkollën e mesme teknike e përfundoi në Skenderaj.

Sponsor 3M Express

Pas shuarjes së të gjitha institucioneve të Kosovës në vitin 1990, ideja për organizimin në aspektin ushtarak mori një dimension të ri nga Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK), e cila në atë kohë ende nuk vepronte tërësisht publikisht. Më 3 nëntor 1991, një grup veprimtarësh udhëtuan drejt Shqipërisë për të kryer ushtrimet e nevojshme ushtarake dhe për t’u përgatitur për luftën e armatosur.

Shërbimet sekrete serbe arritën t’i bien në gjurmë formacionit të armatosur, ndërsa policia serbe ndërmori aksione për rrethimin dhe kapjen e tij. Më 30 dhjetor 1991, një ekspeditë policore-ushtarake serbe ndërmori aksion për kapjen e grupit. Pas përleshjes me forcat policore serbe, grupi i Adem Jasharit kaloi në ilegalitet, ku qëndroi deri në fillimet e luftës çlirimtare në Kosovë.

Intensifikimi i aksioneve të armatosura të UÇK-së nisi me sulmin e shtatorit 1997 në 12 stacione policore. Pas shtimit të dhunës sistematike të forcave serbe nëpër Kosovë, aksionet e armatosura kundër forcave policore kaluan në një fazë tjetër, atë të përballjeve të drejtpërdrejta me forcat serbe.

Në fund të nëntorit 1997, në Rezallë të Re u zhvillua një betejë me forcat e shumta të policisë serbe. Gjatë kësaj përballjeje, iu ndërpre rruga kolonës së armatosur rëndë të forcave serbe, e cila po përgatitej të sulmonte fshatin Vojnik. Një ditë më parë, patrullat e maskuara të policisë serbe ishin qëlluar me armë zjarri nga njëri prej luftëtarëve të hershëm të UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani.

Në këtë betejë, në krye ishin Adem Jashari dhe luftëtarë të tjerë, si Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra dhe Ilaz Dërguti. Kjo konsiderohet beteja e parë dhe fitorja e njësitit të UÇK-së, e cila pati jehonë të madhe në opinionin publik.

Policia serbe prej kohësh kishte shënjestruar familjen Jashari dhe shtëpinë e tyre në Prekaz. Më 5 mars 1998, në orët e hershme të mëngjesit, forca të mëdha të policisë serbe mësynë Prekazin. Një pikë zjarri, e vendosur më herët në lokacionin e fabrikës së municionit, pranë shtëpisë së Jasharëve, ishte përforcuar me mjete të rënda artilerike. Përforcime të tjera të forcave serbe kishin ardhur edhe nga drejtimi i Klinës, Mitrovicës dhe Gllogovcit.

Sulmi ndaj familjes Jashari nisi rreth orës 06:00 të mëngjesit. Në shtëpi ndodheshin pothuajse të gjithë anëtarët e familjes. Sulmi dhe qëndresa e tyre zgjatën tri ditë, më 5, 6 dhe 7 mars 1998.

Kjo ngjarje, në historinë e re të Kosovës, njihet si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për figurën dhe sakrificën e Adem Jasharit kanë folur edhe personalitete të rëndësishme ndërkombëtare. Administratori i parë ndërkombëtar i Kosovës, Bernar Kushner, kishte deklaruar se, po të ekzistonte Çmimi Nobel për sakrificën për liri, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Ndërkaq, me vendim të ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës.

Lexo edhe

Rama uron shqiptarët për festën e Pavarësisë: Një 28 Nëntor më pranë Europës së Bashkuar

Rama uron shqiptarët për festën e Pavarësisë: Një 28 Nëntor më pranë Europës së Bashkuar

Në Ditën e Flamurit për fitore historike: Nelson Hysa ngjitet sonte në ring kundër Agit Kabayel

Në Ditën e Flamurit për fitore historike: Nelson Hysa ngjitet sonte në ring kundër Agit Kabayel

Një person i lënduar nga vetaksidenti në Sllatinë, Policia jep detaje

Një person i lënduar nga vetaksidenti në Sllatinë, Policia jep detaje