Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka kujtuar ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në 28 Nëntor.
Në mesazhin e saj, Shiroka Pula ka thënë se kjo ditë përfaqëson kujtesën, krenarinë dhe nderimin për ata që luftuan për lirinë e Kosovës.

Ajo është ndalur edhe te procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se nuk duhet të harrohet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për lirinë e vendit.
“Përpjekja e një populli për të jetuar i lirë nuk mund të trajtohet si krim. Historia e një populli nuk mund të shkëputet nga e drejta e tij për liri”, ka shkruar presidentja.
Ajo ka theksuar se Adem Jashari dhe të gjithë ata që u flijuan për Kosovën mbeten pjesë e përhershme e lavdisë dhe kujtesës kombëtare.
Burimi: RTKLive





