Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi.

Krasniqi po përballet me akuzën për veprën penale “Ngacmimi seksual”, ndërsa në aktakuzë përfshihen deklaratat e katër studenteve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilat në këtë proces kanë statusin e të dëmtuarave dhe dëshmitareve.
Njëra nga studentet, duke rrëfyer pretendimet e saj lidhur me sjelljen e ish-profesorit, ka deklaruar se ai i kishte thënë: “M’ke thonë ‘ko me t’bo masazh’”.
Seanca e parë gjyqësore është caktuar të nisë në orën 09:30.
Burimi: Insajderi





