Sophie Turner shfaqet në ceremoninë e “Topit të Artë”, me flokët e errët duket e panjohur

Sophie Turner shfaqet në ceremoninë e “Topit të Artë”, me flokët e errët duket e panjohur

Sophie Turner shfaqet në ceremoninë e “Topit të Artë”, me flokët e errët duket e panjohur

Aktorja britanike, Sophie Turner, 30 vjeçe, u shfaq të hënën mbrëma në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë”, në Londër, ku tërhoqi vëmendjen me një ndryshim të dukshëm në pamje.

Sponsor 3M Express

Ylli i serialit “Game of Thrones” u shfaq me flokë kafe të errët, duke u dukur pothuajse e panjohur për shumë nga ata që e njohin me flokët e saj si bionde.

Turner ishte një nga emrat e njohur që morën pjesë në edicionin e 70-të të ceremonisë, e cila për herë të parë u mbajt në teatrin Palladium të Londrës.

Sophie

Aktorja, e cila rrallë shfaqet në tapetin e kuq, mori pjesë si ambasadore e shtëpisë së modës Louis Vuitton.

Për këtë paraqitje, zgjodhi një kombinim elegant, të përbërë nga një xhaketë e zezë në stilin e smokingut, me dy rreshta kopsash, supe të theksuara dhe jakë të gjerë me majë.

Sophie

Veshjen e kompletoi me pantallona të zeza të ngushta deri te kyçet dhe këpucë lëkure të zeza me majë.

Pamjen, e kuruar nga stilistja Emma Jade Morrison, Turner e plotësoi me një gjerdan të artë nga koleksioni Le Damier i Louis Vuitton dhe disa unaza, duke ruajtur një stil minimalist dhe elegant.

Sophie

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e morën flokët e saj të gjatë, ngjyrë kafe të errët dhe lehtësisht të valëzuar.

Turner është natyralisht bionde, por transformimi i saj lidhet me rolin e Lara Croft në serialin e ardhshëm “Tomb Raider”. /Telegrafi/

Sophie

Lexo edhe

“Pronësia nuk kthehet me tituj lajmesh” – 2A Group kundërshton pretendimet për Aeroportin e Vlorës: QKB nuk e ka anuluar kontratën, kërkon hetim nga SPAK

“Pronësia nuk kthehet me tituj lajmesh” – 2A Group kundërshton pretendimet për Aeroportin e Vlorës: QKB nuk e ka anuluar kontratën, kërkon hetim nga SPAK

Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

I jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi

I jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi

Sophie Turner shfaqet në ceremoninë e “Topit të Artë”, me flokët e errët duket e panjohur | Momenti