Sonte tetë përballje interesante në Ligën e Kombeve, ndeshja kryesore Spanjë-Angli

Sonte tetë përballje interesante në Ligën e Kombeve, ndeshja kryesore Spanjë-Angli

Sonte tetë përballje interesante në Ligën e Kombeve, ndeshja kryesore Spanjë-Angli

Spanja dhe Anglia do të ndeshen sonte në ndeshjen kryesore në Ligën e Kombeve.

Sponsor 3M Express

Dy kombëtaret favorite në këtë garë do të përballen nga ora 20:45, duke e bërë mbrëmjen e së dielës një natë magjike të futbollit.

Kjo ndeshje pritet të jetë një nga më spektakolaret e mbrëmjes, me dy skuadra që synojnë ta dëshmojnë forcën e tyre në arenën evropiane.

Gjithashtu, ndeshja interesante do të jetë edhe ajo ndërmjet Blegjikës dhe Italisë.  

Derisa, Franca do ta pret Turqinë në një ndeshje tjetër interesante në kalendarin për përballjet në Ligën e Kombeve.

Shqipëria luan si mysafire ndaj Bjellorusisë në stadiumin “Illovszky Rudolf” në Budapest të Hungarisë, ndërsa Finlanda përballet me San Marinon në Bolt Arena, në Helsinki. Kuqezinjtë synojnë ta mbyllin fazën e grupeve me rezultat pozitiv dhe të konfirmojnë paraqitjen e mirë në këtë edicion.

Ndërkohë, Qiproja përballet me Malin e Zi, e Letonia pret Armeninë, kurse, Kroacia pret Çekinë në Osijek, në një duel ku të dyja kombëtaret synojnë ta përfundojnë sa më mirë këtë fazë të garës.

Me këto tetë përballje, Liga e Kombeve i afrohet fundit të fazës së grupeve, ndërsa rezultatet e kësaj të diele do të përcaktojnë përfundimisht renditjen dhe fatin e shumë kombëtareve në vazhdim të garës.

Lexo edhe

Parrott  dhe Hallgrimsson për përballjen ndaj Kosovës: Kjo është ndeshja më e rëndësishme për ne

Parrott  dhe Hallgrimsson për përballjen ndaj Kosovës: Kjo është ndeshja më e rëndësishme për ne

Operacion i madh kundër drogës, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija

Operacion i madh kundër drogës, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione flet për Adem Jasharin (VIDEO)

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione flet për Adem Jasharin (VIDEO)