Skitarja Lara Colturi jashtë podiumit në SHBA, por vazhdon të dominojë Kupën e Botës

Skitarja Lara Colturi jashtë podiumit në SHBA, por vazhdon të dominojë Kupën e Botës

Skitarja Lara Colturi jashtë podiumit në SHBA, por vazhdon të dominojë Kupën e Botës

Skitarja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, është renditur në vendin e dhjetë në garën e sllallomit të madh në kuadër të Kupës së Botës në skijim alpin, e zhvilluar në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sponsor 3M Express

20-vjeçarja nuk arriti të përsëriste paraqitjet e saj të shkëlqyera nga garat e mëparshme, por sërish siguroi një vend në dhjetëshen më të mirë në garën e katërt të sezonit.

Colturi e përfundoi garën pas dy lëshimeve me kohën 2 minuta, 4 sekonda e 68 të qindtat, duke mbetur 1.66 sekonda prapa fitueses Alice Robinson nga Zelanda e Re.

Në vendin e dytë u rendit amerikania Mikaela Shiffrin, ndërsa podiumi u plotësua nga bashkëkombësja e saj, Paula Moltzan.

Pavarësisht këtij rezultati, Colturi vazhdon të jetë në krye të renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, falë rezultateve të jashtëzakonshme në garat e para të sezonit.

Ajo triumfoi në sllallom në Gurgl të Austrisë, ndërsa kishte përfunduar e dyta në sllallomin e madh në Solden dhe në sllallom në Levi të Finlandës.

Me vendin e dhjetë në Killington, skitarja shqiptare fitoi edhe 26 pikë, duke e çuar totalin në 286.

Colturi kryeson me 82 pikë më shumë se gjermania Emma Aicher, e cila ka 204 pikë, ndërsa në vendin e tretë renditet Sara Hector me 186 pikë./Telegrafi/

Lexo edhe

Me dekret zyrtar, 28 Nëntori festohet edhe nga Nju-Jorku (VIDEO)

Me dekret zyrtar, 28 Nëntori festohet edhe nga Nju-Jorku (VIDEO)

(Mos)vendosja e muralit: Qeveria e Prishtina “fytas” për Nënë Terezën (VIDEO)

(Mos)vendosja e muralit: Qeveria e Prishtina “fytas” për Nënë Terezën (VIDEO)

27 vjet i zhdukur: Mitrovica në zi, rivarrosi Adem Ademin (VIDEO)

27 vjet i zhdukur: Mitrovica në zi, rivarrosi Adem Ademin (VIDEO)