“S’ke me pasë djalin” – publikohen biseda kërcënuese ndaj Arlinda Zekajt dhe pamjet e dhunës para vrasjes

Biseda telefonike mes Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, dhe ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylaj, është publikuar në Klan Kosova.

Sponsor 3M Express

Në bisedën e publikuar dëgjohen deklarata kërcënuese ndaj Arlindës, në një komunikim që lidhet me çështjen e kujdestarisë së djalit të tyre.

Gjatë bisedës, ish-bashkëshorti i saj përdor gjuhë kërcënuese lidhur me mundësinë që ajo ta ketë djalin pranë vetes.

Arlinda Zekaj: “Me nanën të vet ka nevojë me nejtë djali.”

Jeton Sylaj: “S’ka me të dalë çka je ka mendon. S’ka në traditë të shqiptarit që nana e ka marrë djalin, veç nëse s’ka dashtë baba.”

Arlinda Zekaj: “Gjama edhe ti një nanë që nuk e ka evladin, as në Amerikë e as në Kosovë.”

Jeton Sylaj: “Qe unë ta gjej. Ti je që s’e ki. Edhe s’ki me pasë, besën e Zotit po ta jap, edhe n’i shtifsh gishtat në sy.”

– YouTube www.youtube.com

Po ashtu është publikuar një video ku i dyshuari Albert Sylaj, sipas raportimit të Klan Kosovës, shihet duke ia djegur rrobat Arlindës dhe duke përdorur gjuhë fyese ndaj saj.

Hulumtimi sjell edhe detaje nga dokumentet e Prokurorisë lidhur me rrethanat e vrasjes.

Sipas arsyetimit të kërkesës për paraburgim, Arlinda ishte kthyer në shtëpi pasi kishte raportuar dhunën në stacionin policor në Pejë dhe ishte pajisur me urdhërmbrojtje.

Në dokument thuhet se, pasi ajo hyri në dhomën e saj, i dyshuari mori një sëpatë dhe hyri pas saj. Arlinda dyshohet se tentoi të fshihej pas derës, por u godit disa herë, kryesisht në kokë, dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Për rastin, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt.

Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt janë në vazhdim. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lexo edhe

Shiroka-Pula takon Prattipatin, i flet për koordinim, bashkëpunim e avancim të pozitës së Kosovës

Shiroka-Pula takon Prattipatin, i flet për koordinim, bashkëpunim e avancim të pozitës së Kosovës

Shiroka Pula takon Prattipatin, riafirmon përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në

Shiroka Pula takon Prattipatin, riafirmon përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Merzit: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Merzit: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

“S’ke me pasë djalin” – publikohen biseda kërcënuese ndaj Arlinda Zekajt dhe pamjet e dhunës para vrasjes | Momenti