“Skandal pas skandali”, raporti për Arlindën, Musliu: Gabim në titull, dorëheqje Donikë

“Skandal pas skandali”, raporti për Arlindën, Musliu: Gabim në titull, dorëheqje Donikë

“Skandal pas skandali”, raporti për Arlindën, Musliu: Gabim në titull, dorëheqje Donikë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas raportit të pranuar nga institucionet e vendit, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Sponsor 3M Express

Në një postim në rrjetin social Facebook, Musliu ka thënë se ky raport qysh në titull paraqet një gabim të madh, pasi sipas saj, aty shkruan “rast i dhunës në familje”, e “jo si vrasje”.

“72 orë për një raport që vrasjen e Arlindës ende e quan në titull “rast të dhunës në familje”! Donikë, Arlinda është vrarë. Nuk jeton më. Dhe raporti që duhet të sqarojë dështimet institucionale ende nuk e thotë qartë, që në titull, se bëhet fjalë për një vrasje. Arlinda kërkoi mbrojtje sa ishte gjallë. Sot, së paku, meriton që ajo që i ndodhi të quhet me emrin që ka: VRASJE.”, ka shkruar ajo.

Musliu ka thënë se si mund të kërkohet llogaridhënie për dështimet institucionale, kur sipas saj, edhe raporti që duhet t’i zbardhë ato nis duke e zbehur vetë thelbin e tragjedisë.

“Skandal pas skandali. Raport pas raporti. Por përgjegjësi nuk ka! Përgjegjësia politike nuk mund të fshihet pas raporteve dhe konferencave për media. Dorëheqje, Donikë! Sot. Jo nesër, në konferencë!”, ka thënë Musliu. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Ekskluzive | “Ma keni vënë jetën në rrezik” – Ish-kryeprokurorja e Pejës fajëson KPK-në pas suspendimit, thotë se po paraqitet si dorasja e Arlindës

Ekskluzive | “Ma keni vënë jetën në rrezik” – Ish-kryeprokurorja e Pejës fajëson KPK-në pas suspendimit, thotë se po paraqitet si dorasja e Arlindës

Ndodh për herë të parë në historinë e Big Brother – futen banorët e parë në shtëpi

Ndodh për herë të parë në historinë e Big Brother – futen banorët e parë në shtëpi

Zbulohet banorja e parë e Big Brother VIP Kosova, ja kush iu bashkua shtëpisë

Zbulohet banorja e parë e Big Brother VIP Kosova, ja kush iu bashkua shtëpisë

“Skandal pas skandali”, raporti për Arlindën, Musliu: Gabim në titull, dorëheqje Donikë | Momenti