Skandal në Mal të Zi: Drejtoresha e Bibliotekës reklamon libra për kriminelët e luftës

Skandal në Mal të Zi: Drejtoresha e Bibliotekës reklamon libra për kriminelët e luftës

Skandal në Mal të Zi: Drejtoresha e Bibliotekës reklamon libra për kriminelët e luftës

Bojana Djaciq, drejtoreshë e Bibliotekës Popullore “Stevan Samardzic” në Pljevlë të Malit të Zi, ka nxitur sërish reagime në opinion publik, pasi në profilet e saj publike dhe në faqet e bibliotekës ka promovuar tituj të rinj librash, të cilët, sipas saj, janë pjesë e fondit të pasuruar të institucionit që drejton.

Sipas mediumit malazez “Antena M”, në kopertinat e disa prej këtyre botimeve shfaqen figura të personave të dënuar për krime lufte.

Sponsor 3M Express

Publikimi i këtyre librave ka rikthyer në vëmendje edhe të kaluarën e Djaciqit, e cila, sipas mediumit, kishte pozuar me kokardë çetnike.

Antena M rikujton se ajo ishte emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës së një shkolle fillore në Pljevlë, por ishte shkarkuar vetëm dy ditë pas emërimit nga ish-ministrja e Arsimit, Vesna Bratiq, për shkak të qëndrimeve dhe narrativës së saj, të cilat mediumi i cilëson si promovim të ideologjisë çetnike.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

LEX | Vrasje për hakmarrje në Gjilan – Apeli vërteton 25 vjet burg për Valmir Salihun

LEX | Vrasje për hakmarrje në Gjilan – Apeli vërteton 25 vjet burg për Valmir Salihun

Task-Forca koordinon përgatitjet për furnizim me energji gjatë dimrit

Task-Forca koordinon përgatitjet për furnizim me energji gjatë dimrit

AGK mirëpret aktakuzën e re për sulmet ndaj gazetarëve në veri, kërkon përgegjësi

AGK mirëpret aktakuzën e re për sulmet ndaj gazetarëve në veri, kërkon përgegjësi