“S’ka para për rrymë në QKMF, por ka për naftë?” – Qytetari për Sinjalin ngre shqetësimin për autoambulancën që qëndroi 25 minuta me motor ndezur në Ferizaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për raportet me aleatët ndërkombëtarë, duke kërkuar sqarime për situatën e krijuar rreth dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në emisionin “Context” në ATV, Gjini ka deklaruar se është shqetësuese që Kosova dhe Serbia po përmenden së bashku nga partnerët ndërkombëtarë si vende që bartin përgjegjësi për problemet në rajon.

Sponsor 3M Express

“Është fatkeqësi me ardh puna me thanë kancelari gjerman që Serbia dhe Kosova, me i përmend të dyja. Kjo është fatkeqësia, kemi ardh në këtë moment. E vërteta është që Serbia është ajo që po e ndal Ballkanin me ecë përpara. Serbia është nyja e të gjitha problemeve që ndodhin në Ballkan”, deklaroi Gjini.

Ai ka akuzuar Qeverinë për gabime në raportet me partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar se aleatët janë të informuar për zhvillimet politike në vend.

“Në Kosovë dikush duhet me tregu pse edhe Kosova është bashkëfajtore. Jemi duke bërë gabime, partnerët tanë i dinë detajet, nuk u ikë diçka. Ata e dinë krejt pse po thonë që edhe Kosova ka faj”, u shpreh ai.

Gjini ka kërkuar që ekzekutivi të japë përgjigje publike për arsyet që, sipas tij, kanë ndikuar në përkeqësimin e raporteve me aleatët dhe në përjashtimin e Kosovës nga dialogu strategjik.

“Qeveria le të tregojë pse po thonë që edhe ne i kemi fajet. Dilni, tregoni pse jemi të përjashtuar nga dialogu strategjik. Tregoni çka keni bo ose çka s’keni bo, pse po na penalizon krejt bota për shkakun tuaj? Kujt je tu i bo favor?”, deklaroi Gjini.

Kreu i AAK-së ka kërkuar transparencë dhe përgjegjësi politike, duke vlerësuar se qytetarët meritojnë të dinë arsyet e problemeve në raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

BKK nis bashkëpunimin me Bibliotekën Szabó Ervin në Budapest

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Ndërprehet sistemi informativ në spitalet e Bernës, stafi punoi me letër dhe laps

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?

Çka është PHP-ja dhe pse shkaktoi një alarm global për sigurinë kibernetike?