SINJALI 24 | Drogë, armë, ndjekje nga Policia dhe vdekje – çfarë ndodhi në Kosovë gjatë 24 orëve

SINJALI 24 | Drogë, armë, ndjekje nga Policia dhe vdekje – çfarë ndodhi në Kosovë gjatë 24 orëve

SINJALI 24 | Drogë, armë, ndjekje nga Policia dhe vdekje – çfarë ndodhi në Kosovë gjatë 24 orëve

Raste të ndryshme kriminale, arrestime dhe një ngjarje tragjike kanë karakterizuar 24 orët e fundit në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Policia ka arrestuar persona të dyshuar për posedim të narkotikëve dhe raste të dhunës, ndërsa një 47-vjeçar ka humbur jetën pas lëndimeve të pësuara në vendin e punës në Drenas.

Ikën nga Policia me motoçikletë elektrike, rrëzohet dhe vazhdon arratinë në këmbë

Një 23-vjeçar dyshohet se nuk iu bind urdhrit të Policisë për t’u ndalur në Prizren, duke vazhduar lëvizjen me motoçikletë elektrike në drejtim të kundërt të qarkullimit. Ai u rrëzua, tentoi të ikte në këmbë, por u arrestua nga hetuesit e antidrogës. Gjatë kontrollit iu gjetën kokainë dhe marihuanë të dyshuar, ndërsa pas kontrollit në shtëpi u sekuestruan edhe para të gatshme dhe një telefon. I dyshuari u ndalua për 48 orë.

Shkoi për të blerë armë, përfundoi i plagosur në Ferizaj

Një 20-vjeçar nga Lloshkobarja e Ferizajt është paraqitur në Emergjencë me lëndime në dorë dhe këmbë, që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Ai ka deklaruar se ishte vetëplagosur aksidentalisht gjatë një takimi me disa persona prej të cilëve synonte ta blinte armën. Sipas deklarimit të tij, personat e tjerë janë larguar bashkë me armën. I riu është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

E trishtë: 47-vjeçari humb jetën në vendin e punës në Drenas

Raif Aliu, rreth 47-vjeçar nga Likoci i Skenderajt, ka humbur jetën pasi pësoi lëndime të rënda gjatë punës në kompaninë “Prima-Fix”, në Korroticë të Epërme. Ai u dërgua për trajtim mjekësor në Komoran, por vdekja e tij u konstatua pak minuta më vonë. Në vendin e ngjarjes dolën Policia dhe Inspektori i Punës, ndërsa trupi i pajetë u dërgua për obduksion. Rrethanat e ngjarjes po hetohen.

Përleshje në Qendrën e Azilit në Magure, një person dërgohet në QKUK

Një shtetas algjerian dyshohet se ka sulmuar fizikisht një shtetas turk në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa motivi i incidentit ende nuk është sqaruar.

SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

LEX | Trafikimi i dyshuar i vajzave nga Amerika Latine drejt Kosovës – mbyllet seanca për publikun, avokates i kujtohet pas një ore të kërkojë mbyllje seance e fshirjen e videove urgjentisht

LEX | Trafikimi i dyshuar i vajzave nga Amerika Latine drejt Kosovës – mbyllet seanca për publikun, avokates i kujtohet pas një ore të kërkojë mbyllje seance e fshirjen e videove urgjentisht

Arrestohet një person në Kaçanik, policia i gjen substanca narkotike

Arrestohet një person në Kaçanik, policia i gjen substanca narkotike

O’Brennan: Pretendimet për neutralitetin e Serbisë janë qesharake, mbetet aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë

O’Brennan: Pretendimet për neutralitetin e Serbisë janë qesharake, mbetet aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë