Sylvester Stallone ka reaguar ndaj kritikave për përzgjedhjen e vajzës së tij, Scarlet Stallone, 24 vjeçe, në serialin kriminal Tulsa King, duke pranuar se angazhimi i saj mund të konsiderohet nepotizëm.

Në një intervistë për USA Today, aktori 80-vjeçar u shpreh se prindërit natyrshëm dëshirojnë t’u krijojnë fëmijëve të tyre sa më shumë mundësi.
Ai argumentoi se, nëse kanë mundësi t’ua hapin dyert, duhet t’i ndihmojnë, ndërsa aftësia për ta mbajtur një rol dhe për të dëshmuar talentin mbetet në dorën e vetë aktorëve, shkruan DailyMail.
Scarlet interpreton personazhin Spencer në serialin e Paramount+, ku Stallone është një nga figurat kryesore.
Aktori theksoi se përfitimi nga mundësitë që të ofron familja nuk garanton suksesin, pasi gjithçka varet nga aftësia për të përballuar presionin dhe për të bindur publikun.
Stallone është gjithashtu baba i Sophia-s, 30 vjeçe, dhe Sistine-s, 28 vjeçe, me bashkëshorten Jennifer Flavin.
Ai ka edhe dy djem nga martesa e mëparshme me Sasha Czack, Seargeoh dhe Sage, i cili ndërroi jetë në vitin 2012. /Telegrafi/




