Shtatë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre babai dhe djali 13-vjeçar

Shtatë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre babai dhe djali 13-vjeçar

Shtatë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre babai dhe djali 13-vjeçar

Forcat izraelite kanë vrarë të paktën shtatë palestinezë në Rripin e Gazës të martën, përfshirë një baba dhe djalin e tij 13-vjeçar, kanë bërë të ditur zyrtarët shëndetësorë lokalë.

Sponsor 3M Express

Sipas mjekëve, Fadi Rajab dhe djali i tij, Abubakr, u vranë nga një sulm ajror që goditi kulmin e një strehimoreje për personat e zhvendosur në lagjen Zeitoun, në qytetin e Gazës. Ndërkaq, një palestinez tjetër humbi jetën nga një sulm ajror izraelit pranë një shkolle në lagjen Daraj, në të njëjtin qytet.

Ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur militantë në të dyja zonat, por nuk dha detaje të tjera për operacionet, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, një burrë u vra nga zjarri i forcave izraelite, sipas mjekëve.

Ndërkohë, më vonë gjatë së martës, një tjetër sulm ajror izraelit goditi një shkritore metali në lagjen Sabra të qytetit të Gazës, ku mbetën të vrarë tre persona. Me këtë rast, numri i palestinezëve të vrarë gjatë ditës arriti në të paktën shtatë.

Ushtria izraelite nuk kishte komentuar menjëherë incidentet në Khan Younis dhe në lagjen Sabra.

Një marrëveshje armëpushimi, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, parashihte edhe rindërtimin e Gazës, por pak përparim është shënuar në këtë drejtim. Negociatat kanë ngecur për shkak të mospajtimeve rreth kushteve për çarmatosjen e Hamasit dhe tërheqjen e trupave izraelite, të cilat aktualisht kontrollojnë rreth dy të tretat e enklavës. Banorët e zonave nën kontrollin izraelit janë urdhëruar të largohen.

Izraeli pretendon se Hamasi po përpiqet të rigrupohet dhe të rindërtojë arsenalin e tij, ndërsa Hamasi deklaron se mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit dhe akuzon Izraelin për përpjekje për ta minuar atë.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, të paktën 1 mijë e 600 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së armëpushimit. Në anën tjetër, Izraeli thotë se gjatë së njëjtës periudhë janë vrarë katër ushtarë të tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Të shtëna me armë në Gjakovë, dy persona mbesin të plagosur

Të shtëna me armë në Gjakovë, dy persona mbesin të plagosur

Pacientja pa diçka në karrigen e zbrazët, ajo që i tha infermieres është rrëqethëse

Pacientja pa diçka në karrigen e zbrazët, ajo që i tha infermieres është rrëqethëse

Jari Litmanen, mbreti finlandez që pushtoi Evropën dhe magjepsi Gerrardin e Xavin

Jari Litmanen, mbreti finlandez që pushtoi Evropën dhe magjepsi Gerrardin e Xavin