Shqiptari Reis Luzhnica kundërshton thirrjet për dhunë në Cyrih: Dëmtohet pozita e së majtës

Shqiptari Reis Luzhnica kundërshton thirrjet për dhunë në Cyrih: Dëmtohet pozita e së majtës

Shqiptari Reis Luzhnica kundërshton thirrjet për dhunë në Cyrih: Dëmtohet pozita e së majtës

Këshilltari bashkiak shqiptar në Cyrih, Reis Luzhnica, është distancuar nga thirrjet për protesta të dhunshme të paralajmëruara për të shtunën mbrëma në lagjen Kreis 4 të qytetit zviceran, duke i cilësuar ato si problematike dhe të dëmshme për kauzat sociale që përfaqëson e majta politike.

Sponsor 3M Express

Në një deklaratë për mediumin zviceran Watson, Luzhnica, përfaqësues i Partisë Socialdemokrate (SP), ka theksuar se thirrjet për dhunë në Zvicër janë shqetësuese, pasi mund të dëmtojnë edhe përpjekjet politike për çështje si rritja e qirave, shtrenjtimi i sigurimeve shëndetësore dhe pabarazia sociale.

“Fakti që në Zvicër bëhet thirrje për një demonstratë të dhunshme, mendoj se është problematik”, ka deklaruar ai.

Protesta është paralajmëruar për 31 tetor, nga ora 22:00, në lagjen Kreis 4, ndërsa thirrja është publikuar në platformën Barrikade.info dhe është shpërndarë nga grupe të së majtës radikale. Organizatorët kanë përmendur edhe mundësinë e dëmtimit të pronës private, duke e paraqitur thyerjen e xhamave të bizneseve të shtrenjta si formë proteste kundër pabarazisë ekonomike, transmeton Telegrafi.

Në thirrjen e tyre është kërkuar që pjesëmarrësit të paraqiten me kostume për shkak se protesta përkon me festën e Halloween-it. Ndërkohë, në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe pamje nga protesta të dhunshme në Francë.

Thirrjet kanë shkaktuar shqetësim te bizneset në zonë. Sigi Huber, president i shoqatës së bizneseve në Kreis 4, ka paralajmëruar se dëmet eventuale do të preknin pronarët e lokaleve dhe qytetarët e pafajshëm.

Policia e Cyrihut ka konfirmuar se është në dijeni për protestën e paralajmëruar dhe se do të angazhojë numër të përshtatshëm zyrtarësh për të menaxhuar situatën.

Luzhnica ka bërë të qartë se kundërshtimi i dhunës nuk nënkupton refuzimin e çështjeve sociale që ngrejnë protestuesit, por se veprimet e tilla mund të dëmtojnë pozitën e së majtës dhe përpjekjet për adresimin e problemeve ekonomike e sociale në Zvicër./Telegrafi/

Lexo edhe

KPK publikon arsyet e suspendimit të prokurores Nallbani-Gacaferri: Ishte në dijeni për kërcënimin ndaj Arlinda Zekajt

KPK publikon arsyet e suspendimit të prokurores Nallbani-Gacaferri: Ishte në dijeni për kërcënimin ndaj Arlinda Zekajt

“Arrogancë dhe cinizëm”, Arifi kërkon dorëheqjen apo shkarkimin e Gërvallës dhe Sveçlës

“Arrogancë dhe cinizëm”, Arifi kërkon dorëheqjen apo shkarkimin e Gërvallës dhe Sveçlës

Alpine sfidon trendin elektrik, lë të hapur derën për motorët me benzinë

Alpine sfidon trendin elektrik, lë të hapur derën për motorët me benzinë

Shqiptari Reis Luzhnica kundërshton thirrjet për dhunë në Cyrih: Dëmtohet pozita e së majtës | Momenti