Eugen Arllati nga Gjakova, i cili drejton picerinë familjare të tij në Bruksel të Belgjikës, ka arritur një rezultat të veçantë në Kampionatin Botëror Pizza DOC, të mbajtur në Capaccio Paestum, afër Salernos në Itali.

Në këtë garë ndërkombëtare, ku morën pjesë rreth 600 garues në kategori të ndryshme, Arllati u rendit në vendin e 38-të në kategorinë “Pizza Contemporanea”, duke u pozicionuar kështu në mesin e 40 më të mirëve në këtë disiplinë, shkruan Telegrafi.
Duke përfaqësuar picerinë e tij familjare, shqiptari nga Gjakova prezantoi aftësitë dhe kreativitetin e tij në përgatitjen e picës, përballë pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës.
Për këtë garë, Arllati përgatiti një picë të veçantë, me kombinim shijesh, përmes së cilës synoi të prezantojë stilin dhe përkushtimin e tij ndaj artit të picës.
Rezultati i arritur në këtë kampionat përbën një sukses të veçantë për shqiptarin, i cili përmes punës në picerinë familjare në Bruksel arriti të renditet mes garuesve më të mirë në një garë ndërkombëtare të këtij niveli./Telegrafi/
Postimi i plotë:





