Shqiptari Alex Nilaj ndalohet në Bronx, nis peticioni për lirimin dhe kthimin e tij në krye të organizatës bamirëse

Shqiptari Alex Nilaj ndalohet në Bronx, nis peticioni për lirimin dhe kthimin e tij në krye të organizatës bamirëse

Shqiptari Alex Nilaj ndalohet në Bronx, nis peticioni për lirimin dhe kthimin e tij në krye të organizatës bamirëse

Sponsor 3M Express

Shqiptari Aleksander Nilaj, themeluesi i organizatës bamirëse Open Hand Association Food Pantry në Bronx të Nju Jorkut, është ndaluar nga autoritetet amerikane të emigracionit.

Sipas mediave amerikane News 12, ABC7 New York dhe NBC New York, Nilaj u ndalua më 13 tetor, pasi u paraqit në një seancë në gjykatën e emigracionit në Manhattan.

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare deklaroi se ai kishte hyrë ligjërisht në SHBA më 2006, por kishte qëndruar edhe pas përfundimit të afatit të lejuar, ndërsa një gjykatës emigracioni kishte urdhëruar largimin e tij nga vendi më 22 korrik 2008.

Pas ndalimit, familjarë, vullnetarë dhe banorë të Bronx-it janë mobilizuar për të kërkuar lirimin e tij, transmeton Telegrafi.

Ata kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online dhe kanë organizuar një tubim pranë organizatës, duke kërkuar që Nilaj të kthehet në komunitet dhe të vazhdojë punën e tij humanitare.

Peticioni, i publikuar në platformën Change.org, mban titullin “Release Bronx Food Pantry Founder Aleksander Nilaj and Keep 8,000 Neighbors Fed” dhe synon të ushtrojë presion për lirimin e tij, në mënyrë që shërbimi i shpërndarjes së ushqimeve të rifillojë. Peticioni mund të gjendet këtu.

Organizata Open Hand Association Food Pantry, e vendosur në Lydig Avenue, u shërben rreth 7.000 deri në 8.000 personave çdo muaj, duke u shpërndarë ushqime familjeve me të ardhura të ulëta, të moshuarve dhe njerëzve që përballen me vështirësi ekonomike.

Sipas drejtuesve dhe vullnetarëve, puna e organizatës është ndërprerë pas ndalimit të Nilajt, pasi ata thonë se nuk mund ta përballojnë të vetëm ngarkesën e punës.

Ata kanë paralajmëruar se, nëse ai nuk kthehet, organizata rrezikon të mbyllet për një kohë të pacaktuar.

“Për 14 vjet, ai është siguruar që njerëzit në nevojë të kenë ushqim në tryezat e tyre”, ka deklaruar Saimir Burgaj, kryetar i organizatës, për News 12, duke theksuar kontributin e Nilajt për komunitetin.

Rastit i është bashkuar edhe kongresmeni amerikan Ritchie Torres, i cili ka kërkuar lirimin e shqiptarit dhe ka theksuar se autoritetet duhet të përqendrohen te personat që përbëjnë rrezik serioz për sigurinë publike.

Torres ka deklaruar gjithashtu se Nilaj nuk ka precedentë penalë dhe se prej vitesh njihet për angazhimin e tij në shërbim të banorëve të Bronx-it.

Ndërkohë, avokati i Nilajt ka paraqitur një kërkesë ligjore për lirimin e tij, ndërsa organizatat dhe banorët po vazhdojnë përpjekjet për ta mbajtur çështjen në vëmendjen publike.

Sipas portalit Documented, një gjykatës federal ka urdhëruar gjithashtu që Nilaj të mos transferohet jashtë Nju Xhersit pa u paraqitur arsyetimi përkatës nga autoritetet.

Për komunitetin që mbështetej te ndihma e organizatës, çështja nuk lidhet vetëm me fatin e një personi, por edhe me vazhdimësinë e një shërbimi nga i cili përfitojnë mijëra banorë.

Nisma për peticionin synon pikërisht lirimin e Nilajt dhe mundësimin e rikthimit të tij në detyrë, në mënyrë që shpërndarja e ushqimeve të rifillojë sa më shpejt./Telegrafi/

Lexo edhe

Shiroka-Pula kërkon hetim urgjent për vrasjen e gruas në Pejë dhe përgjegjësinë e të dyshuarve

Shiroka-Pula kërkon hetim urgjent për vrasjen e gruas në Pejë dhe përgjegjësinë e të dyshuarve

Trump për Norvegjinë: “Një vend i neveritshëm”

Trump për Norvegjinë: “Një vend i neveritshëm”

Studimi dyvjeçar: Vaji i peshkut nuk përmirësoi kujtesën dhe nuk ngadalësoi tkurrjen e trurit

Studimi dyvjeçar: Vaji i peshkut nuk përmirësoi kujtesën dhe nuk ngadalësoi tkurrjen e trurit