Shqiptarët në Luginën e Preshevës votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Shqiptarët në Luginën e Preshevës votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Shqiptarët në Luginën e Preshevës votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Sipas të dhënave të publikuara, 37.759 qytetarë shqiptarë të regjistruar në Listën e Posaçme Zgjedhore kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.

Në garë janë katër lista zgjedhore, me gjithsej 107 kandidatë, të cilët synojnë të fitojnë 29 ulëset në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Sponsor 3M Express

Sipas renditjes në fletëvotim, garojnë:

– LPD–PDSH, me bartës Shqiprim Musliun;

– PD–LR, me bartës Sali Salihin;

– PVD–AL, Partia për Veprim Demokratik;

– APN, me bartës Levent Qazimin.

Një nga ndryshimet kryesore të këtij procesi zgjedhor është rikthimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar në përbërjen prej 29 anëtarësh, nga 15 sa kishte për më shumë se një dekadë. Ky ndryshim vjen si rezultat i të dhënave nga regjistrimi i popullsisë i vitit 2022.

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kompetenca publike në katër fusha kryesore: arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.

Përmes votës së tyre, qytetarët shqiptarë në këto tri komuna do të përcaktojnë përfaqësuesit që do ta përbëjnë këtë institucion për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Pjesëmarrja në votime dhe rezultati i tyre do të përcaktojnë përbërjen e re të organit përfaqësues të shqiptarëve në Serbi.

Në prag të zgjedhjeve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë në votime dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar rëndësinë e rikthimit të Këshillit në përbërjen prej 29 anëtarësh dhe ka përmendur mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, përmes teksteve mësimore, bursave për nxënës e studentë dhe përkrahjes për kulturën e institucionet përfaqësuese.

Ai ka përmendur gjithashtu edhe disa nga sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës, si pasivizimi i adresave, diskriminimi dhe nënpërfaqësimi institucional.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“Super Puna” sërish jashtë funksionit, qytetarët ankohen në Sinjal: U rregullua për tri ditë dhe u prish përsëri

“Super Puna” sërish jashtë funksionit, qytetarët ankohen në Sinjal: U rregullua për tri ditë dhe u prish përsëri

“Objektivi ynë është Euro 2028”, Ujkani flet për misionin e Kosovës

“Objektivi ynë është Euro 2028”, Ujkani flet për misionin e Kosovës

Drenica dhe Drita synojnë këndelljen, formacionet zyrtare

Drenica dhe Drita synojnë këndelljen, formacionet zyrtare