Shqiptarët në fokus të migracionit në Zvicër, 82% e kosovarëve u vendosën përmes bashkimit familjar

Shqiptarët në fokus të migracionit në Zvicër, 82% e kosovarëve u vendosën përmes bashkimit familjar

Shqiptarët në fokus të migracionit në Zvicër, 82% e kosovarëve u vendosën përmes bashkimit familjar

Bashkimi familjar ishte arsyeja kryesore e vendosjes së shtetasve të Kosovës në Zvicër gjatë vitit 2025, me 81.9% të rasteve, sipas statistikave zyrtare të Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM).

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet zvicerane, 1,538 shtetas kosovarë u vendosën në Zvicër përmes bashkimit familjar gjatë vitit të kaluar.

Ndërkaq, 339 persona të tjerë u regjistruan në kategori të ndryshme, përfshirë punësimin, arsimin dhe arsye të tjera të qëndrimit.

Këto shifra tregojnë se bashkimi familjar zë një peshë dukshëm më të madhe te shtetasit kosovarë sesa te imigracioni i përgjithshëm në Zvicër.

Në nivel të gjithë popullsisë së huaj që u vendos në vend gjatë vitit 2025, kjo kategori përbënte 25.5% të rasteve, me gjithsej 42,170 persona.

Në të kundërt, punësimi ishte arsyeja kryesore e imigracionit në Zvicër në përgjithësi.

Sipas raportit vjetor të SEM-së, gjatë vitit 2025 gjithsej 88,355 persona u vendosën në vend për të ushtruar veprimtari ekonomike, ndërsa 17,579 persona erdhën për arsimim dhe trajnim, shkruan Telegrafi.

Statistikat tregojnë gjithashtu se imigracioni neto drejt popullsisë së huaj me qëndrim të përhershëm në Zvicër ra në 74,675 persona në vitin 2025, rreth 10.5% më pak krahasuar me vitin paraprak.

Për shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian dhe Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë, përfshirë Kosovën, mundësitë për të marrë leje qëndrimi përmes punësimit janë më të kufizuara dhe u nënshtrohen kuotave ligjore. Kjo e bën bashkimin familjar një nga rrugët kryesore të vendosjes së kosovarëve në Zvicër.

Të dhënat janë pjesë e raportit vjetor të migracionit për vitin 2025, të publikuar nga SEM, i cili pasqyron arsyet e imigracionit dhe ndryshimet në përbërjen e popullsisë së huaj në Zvicër./Telegrafi/

Lexo edhe

​Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

​Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

Lula siguron mandatin e katërt në Brazil, vijnë urimet nga Evropa

Lula siguron mandatin e katërt në Brazil, vijnë urimet nga Evropa

VLEN reagon ndaj deklaratave të ministres serbe në Zebërnjak

VLEN reagon ndaj deklaratave të ministres serbe në Zebërnjak

Shqiptarët në fokus të migracionit në Zvicër, 82% e kosovarëve u vendosën përmes bashkimit familjar | Momenti