Shqiptarët e Luginës së Preshevës votojnë për të ardhmen e tyre politike

Shqiptarët e Luginës së Preshevës votojnë për të ardhmen e tyre politike

Shqiptarët e Luginës së Preshevës votojnë për të ardhmen e tyre politike

Përmes një liste të përbashkët zgjedhore, përfaqësuesit shqiptarë synojnë të forcojnë zërin e tyre në institucionet shtetërore të Serbisë dhe të sigurojnë përfaqësim më të fuqishëm të banorëve të Luginës së Preshevës.

Përfaqësuesit e koalicionit u kanë bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e votës në përcaktimin e përfaqësimit politik dhe në adresimin e problemeve me të cilat përballen shqiptarët e kësaj treve.

Sponsor 3M Express

Thirrje për pjesëmarrje në votime kanë bërë edhe krerët e shtetit të Kosovës dhe liderë të partive politike, të cilët kanë inkurajuar shqiptarët e Luginës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit në institucionet e Serbisë.

Ndër çështjet kryesore që kërkojnë zgjidhje mbeten pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave të Kosovës dhe mungesa e investimeve në komunat e banuara me shqiptarë. Këto probleme vazhdojnë të jenë ndër shqetësimet kryesore të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

Përmes përfaqësuesve të zgjedhur, shqiptarët synojnë që këto çështje të marrin trajtim më konkret institucional, ndërsa kërkesat për respektimin e të drejtave, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e pozitës së tyre të jenë më të pranishme në agjendën e institucioneve të Serbisë.

Që nga viti 2007 dhe deri në vitin 2020, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë fituar më shumë se një ulëse në Kuvendin e Serbisë. Ndaj, 2020-ta mbetet viti që për herë të parë bëri bashkë të gjithë shqiptarët në një listë zgjedhore dhe e vetmja herë kur u siguruan tri ulëse në Parlament të Serbisë.

Edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë të 25 tetorit 2026, i bënë bashkë sërish të gjitha partitë politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci e Medvegja.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ekskluzive | Si në filma: Gruaja e josh me Land Rover, kinse prishet vetura dhe vjen “mjeshtri” me thikë – këta janë dy të dyshuarit për grabitjen në Lipjan

Ekskluzive | Si në filma: Gruaja e josh me Land Rover, kinse prishet vetura dhe vjen “mjeshtri” me thikë – këta janë dy të dyshuarit për grabitjen në Lipjan

Si në filma! Gruaja e josh me Land Rover, kinse prishet vetura dhe thërret “mjeshtrin” – ai nxjerr thikën dhe e grabit pranë malit në Lipjan

Si në filma! Gruaja e josh me Land Rover, kinse prishet vetura dhe thërret “mjeshtrin” – ai nxjerr thikën dhe e grabit pranë malit në Lipjan

Zgjedhjet parlamentare sot në Serbi, Koalicioni Shqiptar garon me numrin 17

Zgjedhjet parlamentare sot në Serbi, Koalicioni Shqiptar garon me numrin 17