Shqipëria me sisteme antiraketore dhe anije, zv.ministrja e Mbrojtjes: Mund të godasim dronët dhe raketat

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Blerina Abrazhda tha në një intervistë për Euronews Albania se Shqipëria është në negociata për një sistem antiraketor me rreze të mesme me aleatët e NATO-s.

Sponsor 3M Express

Abrazhda theksoi se objektivi është modernizimi i ushtrisë shqiptare në nivelet më të larta gjatë këtyre 35 viteve, proces që synohet të përmbyllet brenda 2-3 viteve të ardhshme.

“Sistemi antiraketor shërben kryesisht për mbrojtjen e territorit dhe do të ketë aftësinë të godasë raketa dhe dronë që vijnë nga shtete të tjera jo mike. Synojmë modernizimin e ushtrisë me të gjitha këto pajisje, që përfshijnë edhe domenin detar; dy anije ushtarake që do të prodhohen në Pashaliman.

Çdo rrezik që mund të kanoset komunikohet në mënyrë të menjëhershme dhe shtetet e tjera të aleancës reagojnë. Dronët që hyjnë në shtetet e NATO-s përballen me kundërgoditje të organizuar nga vendet e aleancës. Kjo është ajo që quhet lufta në shekullin e 21-të: në kohë reale shihen rreziqet dhe reagimi bëhet në ndërveprim.

“Ky modernizim synohet të përmbyllet brenda 2-3 viteve dhe është modernizimi më i madh i Forcave të Armatosura në 35 vjet”, tha zëvendësministrja. /Telegrafi/

Lexo edhe

Haaland drejt largimit nga Manchester City, katër gjigantë evropianë në garë për norvegjezin

Haaland drejt largimit nga Manchester City, katër gjigantë evropianë në garë për norvegjezin

Kur Kurti blen paqen sociale me paratë e së ardhmes

Kur Kurti blen paqen sociale me paratë e së ardhmes

Begaj kërkon përfshirjen e Kosovës në iniciativat rajonale të sigurisë, mbështet edhe anëtarësimin e saj në NATO

Begaj kërkon përfshirjen e Kosovës në iniciativat rajonale të sigurisë, mbështet edhe anëtarësimin e saj në NATO