Shqipe Selimi kujton 6 vjetorin e shkuarjes së Rexhep Selimit në Hagë, publikon mesazhin e bashkëshortit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh bashkëshortja e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi Shqipe Selimi, ka kujtuar gjashtë vjet nga shkuarja e tij në Hagë.

Sponsor 3M Express

Me këtë rast, ajo ka publikuar një mesazh të bashkëshortit të saj, në të cilin Selimi shpreh qëndrimin e tij për Kosovën, luftën për liri dhe kthimin e tij në vendlindje.

“UÇK n’Kosovë, UÇK n’Hagë, UÇK një herë, UÇK gjithmonë. Koha se kur do të kthehem në Kosovë tash e tutje varet nga vendimi juaj, por Prokuroria duhet ta kish kuptuar se, kurdo që të kthehem, unë do të kthehem në Kosovën e lirë, në Kosovën për të cilën jam krenar që i kam dalë zot në kohën më të duhur dhe për lirinë e së cilës kam qenë dhe mbetem i gatshëm ta jap edhe jetën, sa herë që do të kërkohej nga unë”, thuhet në mesazhin e Rexhep Selimit, të datës 18 shkurt 2026. /Telegrafi/

Lexo edhe

Izraeli publikon listën për ndeshjen me Kosovën, dy futbollistë marrin ftesën e parë

Izraeli publikon listën për ndeshjen me Kosovën, dy futbollistë marrin ftesën e parë

Vendosen fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja

Vendosen fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike gjatë dimrit, paralajmëron rritje të konsumit

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike gjatë dimrit, paralajmëron rritje të konsumit