Një shpërthim është raportuar në një shkollë në provincën verilindore të Kunarit, në Afganistan, ka bërë të ditur të shtunën një zyrtar lokal, transmeton klankosova.tv.

Sipas Reuters, Sami-ul-Haq Haq Bayan, drejtor i Informacionit dhe Kulturës në këtë provincë, ka njoftuar se shpërthimi ka ndodhur në qytetin Asadabad.
Ai ka thënë se deri më tani nuk ka informacione të detajuara lidhur me natyrën e shpërthimit, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka persona të lënduar apo viktima.





