Shkon në 68 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë

Shkon në 68 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë

Shkon në 68 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë

Ka shkuar në 68 numri i personave që kanë humbur jetën nga përplasja e dy trenave të shpejtësisë së lartë në jug të Madridit, në Spanjë.

Mbi 500 pasagjerë ndodheshin në dy trenat në momentin e aksidentit, ndërsa dhjetëra persona kanë mbetur të lënduar.

Sponsor 3M Express

Sipas autoriteteve spanjolle, 77 persona po trajtohen në spital, 15 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, raporton BBC.

Ministrja e Shëndetësisë, Monica García, ka bërë të ditur se të gjitha spitalet kanë aktivizuar planet e emergjencës, duke përforcuar shërbimet emergjente dhe sallat e operacionit për t’u përballur me fluksin e të lënduarve.

Ndërkohë, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka thënë se vendi është në zi pas tragjedisë, ndërsa shumica e partive kryesore kanë pezulluar fushatën për zgjedhjet e përgjithshme.

Shkaku i aksidentit është ende nën hetim.

Ministri spanjoll i Transportit e ka cilësuar si të pashpjegueshëm vendimin e qendrës së kontrollit që, sipas tij, çoi në përplasjen e trenave, pasi një defekt kompjuterik fillimisht kishte shkaktuar ndalimin e tyre.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Tifozët zviceranë të ndarë për rikthimin e Xhakës dhe Embolos në përfaqësuese

Tifozët zviceranë të ndarë për rikthimin e Xhakës dhe Embolos në përfaqësuese

Filipoviç: Ndryshimi i liderit në Serbi nuk nënkupton mposhtjen e nacionalizmit

Filipoviç: Ndryshimi i liderit në Serbi nuk nënkupton mposhtjen e nacionalizmit

“Për tre muaj nuk u lajmërua as bashkëshorti i Mirjetës, ndërsa pas tre muajsh tha se ajo ‘ka ikur..

“Për tre muaj nuk u lajmërua as bashkëshorti i Mirjetës, ndërsa pas tre muajsh tha se ajo ‘ka ikur..

Shkon në 68 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë | Momenti