Shkolla në Koliq mbetet pa nxënës, mësimdhënësit kërkojnë zgjidhje nga komuna

Shkolla në Koliq mbetet pa nxënës, mësimdhënësit kërkojnë zgjidhje nga komuna

Shkolla në Koliq mbetet pa nxënës, mësimdhënësit kërkojnë zgjidhje nga komuna

Çdo gjë është e re brenda dhe jashtë kësaj shkolle.

U rinovua vitet e fundit që t’u shërbejë të vegjëlve të lagjes Podaj në Koliq, por në këtë shtator nuk pati mjaftueshëm nxënës që të fillonte viti shkollor.

Sponsor 3M Express

11 nxënësit e saj u bartën në shkollën amë “Tefik Qanga”, brenda të njëjtit fshat.

“E kanë rrit numrin e nxënësve këtu, tash janë diku rreth 30 nxënës. Është një e mirë që tash këtu klasat nuk janë të kombinume, janë të ndara dhe mësimi zhvillohet pak më mirë”, deklaroi Naim Sheqiri – arsimtar.

Edhe me këtë transferim, asnjë klasë e shkollës nuk arrin t’i ketë dhjetë nxënës.

Mësimdhënësit kërkojnë nga Komuna e Prishtinës që të gjejë forma të veçanta për ta mbajtur shkollën hapur.

“Kjo shkollë është shpresa e fshatit Koliq, sepse këtu e kemi edhe ambulancën dhe zyrën e gjendjes civile, e po shpresoj që kjo shkollë edhe disa vite nuk mbyllet”, theksoi tutje arsimtari Naim Sheqiri.

Ndërkohë, nga Drejtoria për Arsim e Komunës së Prishtinës thonë se objektet e boshatisura do të shfrytëzohen për nevoja të tjera të komunitetit.

“Konkretisht bëhet fjalë për tri objekte, të cilat nuk do të shërbejnë si shkolla, por do t’i rimodifikojmë për diçka tjetër, për atë se çka ka nevojë fshati”, deklaroi Arianit Elshani – drejtor për Arsim në Komunën e Prishtinës.

Fshati Koliq është vetëm 25 km larg Prishtinës. Infrastruktura rrugore është e rregulluar dhe ka edhe transport publik, por aktualisht këtu jetojnë rreth 250 banorë. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ekskluzive | Dokumenti tronditës i Policisë para vrasjes së Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti nuk ia hapi derën, Prokuroria konstatoi rrezik për sigurinë e saj – tri ditë më vonë u vra me sëpatë

Ekskluzive | Dokumenti tronditës i Policisë para vrasjes së Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti nuk ia hapi derën, Prokuroria konstatoi rrezik për sigurinë e saj – tri ditë më vonë u vra me sëpatë

Carmen Electra, 54 vjeçe, tërheq gjithë vëmendjen me fustanin e zi provokues

Carmen Electra, 54 vjeçe, tërheq gjithë vëmendjen me fustanin e zi provokues

Pesë ngjyra të ngrohta, shkëlqim dhe elegancë për ditët e ftohta: Nga çokollata e errët te biondja mjaltë

Pesë ngjyra të ngrohta, shkëlqim dhe elegancë për ditët e ftohta: Nga çokollata e errët te biondja mjaltë