Një grua në Gjakovë është përballur me një situatë të pazakontë kur, teksa po pastronte hyrjen e objektit ku banon, ka zbuluar një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike. Ajo që fillimisht i kishte tërhequr vëmendjen ishte një aromë e pazakontë, ndërsa pak më vonë ka gjetur qesen me marihuanë të dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të premten, më 13 nëntor, rreth orës 17:00, në rrugën “Dëshmorët e Lirisë” në Gjakovë.
Sipas burimeve të Sinjalit, rastin e ka zbuluar T. B. 43 vjeçar, e cila sapo kishte përfunduar punën dhe ishte kthyer në banesën e saj.
Derisa po hynte në objekt, ajo kishte ndier një aromë të dyshimtë. Gjatë pastrimit të hapësirës së përbashkët, kishte vërejtur një qese najloni, brenda së cilës ndodhej një sasi e substancës që dyshohet të jetë marihuanë.
Pas zbulimit, është njoftuar Policia, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar substancën si provë materiale.
Nga peshimi ka rezultuar se në qese ndodheshin 34.5 gramë substancë e dyshuar narkotike.
Pavarësisht gjetjes së drogës, personi që e kishte lënë qesen në hyrje të objektit ende nuk është identifikuar.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Policia po heton për të zbuluar se kujt i përkiste substanca e sekuestruar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





