Shkoi për të blerë ushqime në supermarket, 61-vjeçarja fiton një milion dollarë në lotari

Një vizitë e zakonshme në supermarket i ka sjellë një fitim të jashtëzakonshëm një 61-vjeçareje nga Michigan i Shteteve të Bashkuara, e cila ka fituar një milion dollarë në lotari.

Sponsor 3M Express

Alisa Moore kishte përfunduar blerjet në supermarket, kur vendosi të ndalej te kioska e lotarisë dhe të blinte një biletë Powerball.

“Teksa po dilja nga supermarketi, u ndala te kioska e lotarisë dhe bleva një biletë Powerball”, tregoi ajo.

Të nesërmen, kur kontrolloi biletën përmes aplikacionit të lotarisë, Moore mbeti e habitur nga shuma që iu shfaq në ekranin e telefonit.

“Kur pashë një milion dollarë në ekran, për pak sa nuk rashë nga karrigia! E kontrollova biletën përsëri, pastaj edhe për herë të tretë, sepse nuk mund ta besoja atë që po shihja”, rrëfeu 61-vjeçarja.

Fituesja ka treguar se paratë planifikon t’i përdorë për të shlyer kredinë e shtëpisë dhe për të kursyer për të ardhmen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tirana mbetet pa samitin e NATO-s në vitin 2027, Aleanca shkurton edhe takimet e ministrave – zbardhet riorganizimi

Moska kërkon ta kthejë NATO-n 29 vjet prapa – zbulohet dokumenti rus që synon të ndryshojë sigurinë e Evropës