Mesfushori kosovar, Leon Avdullahu, ka marrë një vlerësim të madh për paraqitjen e tij të shkëlqyer me fanellën e Hoffenheimit në elitën e futbollit gjerman, raporton Klankosova.tv.

Hoffenheimi arriti një fitore bindëse gjatë fundjavës duke e mposhtur me rezultat të pastër 3:0 kampionin në fuqi, Bayer Leverkusenin, transmeton Klankosova.tv.
Falë paraqitjes fantastike në këtë përballje, revista prestigjioze gjermane e sportit, “Kicker”, e ka përfshirë Avdullahun në formacionin më të mirë të javës në Bundesligë.
Përveç mesfushorit kosovar, në 11-shen më të mirë të xhiros nga radhët e Hoffenheimit është përzgjedhur edhe Andrej Kramariq, i cili u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.
Pjesë e këtij formacioni janë edhe yje të tjerë të njohur të kampionatit, si Michael Olise dhe Dayot Upamecano të Bayern Munichut.




