Shiu i rrëmbyeshëm shkakton kaos, detaje dhe pamje rreth përmbytjeve në disa zona të Stambollit

Shiu i rrëmbyeshëm shkakton kaos, detaje dhe pamje rreth përmbytjeve në disa zona të Stambollit

Shiu i rrëmbyeshëm shkakton kaos, detaje dhe pamje rreth përmbytjeve në disa zona të Stambollit

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Stambollin që nga mbrëmja e kaluar, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit.

Sponsor 3M Express

Në rrethin Pendik, nënkalimi Kaynarca, në lagjen Çamçeşme, u mbush me ujë, ndërsa reshjet e rrëmbyeshme vështirësuan qarkullimin dhe lëvizjen e banorëve.

Rrebeshet përfshinë lagje të ndryshme të qytetit, duke i zënë në befasi qytetarët që po shkonin në punë në orët e mëngjesit.

Sipas raportimeve, rrugët dhe nënkalimet në disa zona u mbushën me ujë, ndërsa reshjet vazhduan të intensifikoheshin herë pas here.

Ministria e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike lëshoi paralajmërim për rrezikun nga përmbytjet për shkak të reshjeve që pritet të prekin disa provinca, përfshirë Stambollin, për të cilin është shpallur alarm i verdhë.

Ndërkohë, Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive të Stambollit (AKOM) paralajmëroi se era veriore pritet të forcohet, duke arritur shpejtësinë nga 40 deri në 70 kilometra në orë.

Si pasojë, temperaturat mund të ulen me 5 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa në të gjithë qytetin parashikohen reshje të herëpashershme shiu.

Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet pritet të intensifikohen sërish nga mbrëmja e së nesërmes, duke rritur rrezikun e përmbytjeve në zonat e prekura.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj kushteve të pafavorshme atmosferike. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Pronësia nuk kthehet me tituj lajmesh” – 2A Group kundërshton pretendimet për Aeroportin e Vlorës: QKB nuk e ka anuluar kontratën, kërkon hetim nga SPAK

“Pronësia nuk kthehet me tituj lajmesh” – 2A Group kundërshton pretendimet për Aeroportin e Vlorës: QKB nuk e ka anuluar kontratën, kërkon hetim nga SPAK

Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

I jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi

I jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi

Shiu i rrëmbyeshëm shkakton kaos, detaje dhe pamje rreth përmbytjeve në disa zona të Stambollit | Momenti