Shiti veturën pa kutinë e ndihmës së parë e kompresorin, Inspektorati e gjobit Trioveturën -ja si arsyetohet kompania

Shiti veturën pa kutinë e ndihmës së parë e kompresorin, Inspektorati e gjobit Trioveturën -ja si arsyetohet kompania

Shiti veturën pa kutinë e ndihmës së parë e kompresorin, Inspektorati e gjobit Trioveturën -ja si arsyetohet kompania

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut e ka gjobitur me 3 mijë euro kompaninë “Triovetura Corporation” SH.P.K., pas një ankese të një konsumatori lidhur me mungesën e disa pajisjeve përcjellëse në veturën e blerë nga kjo kompani. Këtë vendim të datës 22 maj 2026, e ka siguruar Gazeta Insajderi, përmes qasjes në dokumente publike.

Sponsor 3M Express

Sipas arsyetimit të këtij vendimi, Inspektorati kishte ndërmarrë veprime inspektuese ndaj kompanisë, pas ankesës së konsumatorit të datës 7 maj 2026.

Gjatë inspektimit në lokacionin e kompanisë në Prishtinë, inspektorët kishin konstatuar se konsumatorit nuk i ishte dorëzuar vetura e porositur nga Koreja e Jugut me të gjithë aksesorët e paraparë në kontratë dhe në video-inspektimin e ofruar nga vetë operatori ekonomik.

Aksesorët që mungonin ishin kutia e ndihmës së parë, shkuma për riparimin e gomës dhe kompresori i ajrit.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se personi përgjegjës i operatorit ekonomik kishte qenë i obliguar që brenda shtatë ditësh t’i përgjigjet konsumatorit brenda kushteve të kontratës dhe video-inspektimit të reklamuar, si dhe të njoftohet IQMT lidhur me rastin në fjalë.

lidhur me reklamacionin, në përputhje me kushtet e kontratës dhe video-inspektimin e veturës, si dhe ta njoftonte Inspektoratin për rastin.

Inspektorati i referohet edhe një komunikimi të datës 4 maj 2026, përmes emailit zyrtar, në të cilin, sipas vendimit, ishte kërkuar që konsumatori të verifikonte nëse pajisjet në fjalë kishin qenë në veturë në momentin e dorëzimit.

Megjithatë, Inspektorati ka vlerësuar se barra e dëshmimit të ekzistencës së aksesorëve dhe elementeve të paraqitura në ofertë i takon operatorit ekonomik, në cilësinë e shitësit të veturës, e jo konsumatorit.

Po ashtu, në vendim thuhet se edhe pas procesverbalit të përpiluar nga inspektorët, kompania nuk e kishte përmbushur obligimin ndaj konsumatorit, duke shpërfillur në tërësi urdhëresën e Inspektoratit.

Për këtë, Inspektorati ka konstatuar shkelje administrative në bazë të Ligjit për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, konkretisht nenit 9, paragrafi 5, dhe nenit 14, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1.

Si rrjedhojë, kompanisë “Triovetura Corporation” i është shqiptuar gjobë prej 3 mijë eurosh.

Në një përgjigje për Insajderin, kompania “Triovetura” ka kundërshtuar mënyrën se si është zhvilluar procedura inspektuese, duke pretenduar se vendimi i parë i Inspektoratit ishte shfuqizuar nga organi i shkallës së dytë për shkak të mangësive në vërtetimin e gjendjes faktike dhe arsyetimin e përgjegjësisë së kompanisë.

Sipas Trioveturës, pas kthimit të çështjes në rivendosje, Inspektorati kishte shqiptuar përsëri të njëjtën masë.

Kompania ka thënë se një nga çështjet e kontestuara gjatë procedurës ishte fakti se kontrata e saj, në atë kohë, nuk e përcaktonte shprehimisht përjashtimin e aksesorëve të lëvizshëm nga dorëzimi i veturës.

Pavarësisht kësaj, Triovetura ka deklaruar se kishte zgjedhur të mos e vazhdonte kontestimin e vendimit, por të përqendrohej në ndryshimin e kushteve të shitblerjes dhe përmirësimin e shërbimeve.

“Pavarësisht argumenteve tona valide për ta kontestuar sërish vendimin, duke konsideruar edhe faktin se klientët tanë ishin të informuar për kushtet e blerjes, kemi zgjedhur të përqendrohemi në përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve dhe kushteve tona të shitblerjes”, thuhet në përgjigjen e kompanisë.

Si rezultat i këtyre ndryshimeve, kompania ka bërë të ditur se ka përditësuar kontratat, duke zgjeruar garancionin për pjesët jo-shpenzuese të veturës dhe duke saktësuar se aksesorët personalë dhe të lëvizshëm nuk përfshihen domosdoshmërisht në dorëzim.

Sipas saj, këta aksesorë përfshihen vetëm në rastet kur shitësi vendos t’i lërë në veturë, ndërsa klientët informohen paraprakisht.

Triovetura ka theksuar se kjo nuk vlen për pajisjet kryesore që janë të përfshira shprehimisht në ofertë apo për detyrimet që përcaktohen me ligj.

Duke shpjeguar mungesën e disa pajisjeve në veturat e importuara, kompania është arsyetuar me faktin se bëhet fjalë për vetura të përdorura nga Koreja e Jugut, ku aksesorët e pronarëve të mëparshëm mund të mos përfshihen në shitje.

“Duke qenë se importojmë vetura të përdorura nga Koreja e Jugut, aksesorët si shkuma për riparimin e gomave apo pajisje të tjera personale të pronarëve të mëparshëm mund të mos jenë të pranishëm në momentin e dorëzimit, pasi shitësi në Kore mund të vendosë të mos i përfshijë me veturën”, thuhet në përgjigjen e kompanisë./Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Neville zbulon gjashtë lojtarët që Pochettino duhet t’i largojë nga Manchester Unitedi

Neville zbulon gjashtë lojtarët që Pochettino duhet t’i largojë nga Manchester Unitedi

“Drenica meriton shumë, ëndrra ime është ta dërgojmë në Evropë” – zëvendëspresidenti flet për objektivat në klubin kuqezi

“Drenica meriton shumë, ëndrra ime është ta dërgojmë në Evropë” – zëvendëspresidenti flet për objektivat në klubin kuqezi

Kosova synon t’ia ndërpresë Irlandës serinë prej 11 ndeshjesh pa humbje në shtëpi

Kosova synon t’ia ndërpresë Irlandës serinë prej 11 ndeshjesh pa humbje në shtëpi